LAJMI I FUNDIT:

UFO-të filmohen në Rusi, kjo nuk është hera e parë që e vizitojnë këtë zonë (Video)

UFO-të filmohen në Rusi, kjo nuk është hera e parë që e vizitojnë këtë zonë (Video)

Në qiellin mbi rajonin Ryazan në Rusi, banorët kanë vërejtur një objekt të paidentifikuar fluturues.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë shfaqen objekte të paidentifikuara fluturuese, por studiuesit e UFO-ve nuk kanë mundur të shpjegojnë saktësisht se çfarë në të vërtetë po i tërheq jashtëtokësorët në zonën e Ryazanit, transmeton Telegrafi.


Ardhjen e UFO-ve ka arritur ta filmojë një banorë i fshatit në natën e 7 qershorit.

Një dëshmitar okular ka deklaruar se objekti i paidentifikuar fluturues e ka verbuar, për shkak të një drite të madhe që e kishte dhe qëndroi në qiell. /Telegrafi/