LAJMI I FUNDIT:

UEJL dhe Komuna e Tetovës bashkohen për aktivitete ekologjike

UEJL dhe Komuna e Tetovës bashkohen për aktivitete ekologjike

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë në bashkëpunim me Komunën e Tetovës sot kanë vendosur 20 kontejnerë për mbeturina në qendrën e Tetovës, me qëllim që të ngrisin vetëdijen ekologjike të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky aktivitet u shënua me rastin e 15 vjetorit të themelimit të UEJL-së, të cilët nesër do të shënojnë përvjetorin e tyre duke i dhuruar prof.Jan de Groof titullin “Honoris Causa”.


Sipas rektorit të UEJL-së, Zamir Dika, një universitet bashkëkohor nuk duhet të tregohet vetëm në sferën e arsimit por edhe të kontribuojë për shoqërinë ku gjendet.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, falenderoi udhëheqësit e UEJL-së për donacionet, duke thënë se së bashku mund të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për ekologjinë./Telegrafi/