UEFA zgjodhi golin e javës në Ligën e Kampionëve - një 'perlë' ndaj një gjiganti evropian

Goditja e anësorit të PSV Eindhoven, Couhaib Driouech në rrjetën e Arsenalit është vlerësuar si goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.
Pretendentë të tjerë për çmimin përfshinin golat nga Oleksandr Zinchenko (Arsenal), Maximilian Beier (Borussia Dortmund) dhe goli i dytë nga Marco Asensio (Aston Villa).
Por, UEFA vendosi që goli i kësaj jave t'i takojë Driouech, pavarësisht se skuadra e tij u turpërua nga Arsenali me rezultat të përgjithshëm 9-3.
Në çerekfinale, Arsenali do të përballet me Real Madridin.
Ndeshja e parë është planifikuar për 8 Prill në Emirates Stadium, ndërsa ndeshja e kthimit në 16 Prill në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































