LAJMI I FUNDIT:

UEFA vazhdon me qëndrim të njëjtë ndaj Rusisë

UEFA vazhdon me qëndrim të njëjtë ndaj Rusisë

Ekipet ruse të futbollit pritet të mbeten të suspenduara nga garat evropiane, ndërsa lufta kundër Ukrainës vazhdon.

UEFA përjashtoi ato shkurtin e kaluar kur Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të nisnin sulme brutale ndaj Ukrainës. Shtëpia e futbollit evropian i hoqi Shën Petersburgut të drejtën e organizimit të finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2022, ndërsa kombëtares ruse iu ndalua gjithashtu kualifikimi për Kampionatin Botëror për meshkuj dhe Kampionatin Evropian për femra.

Pothuajse një vit që nga fillimi i pushtimit, Rusisë i është hequr gjithashtu e drejta e organizmit për Superkupën e UEFA-s, midis fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Ligës së Evropës – që ishte planifikuar të mbahej në Kazan këtë gusht. Megjithatë, pavarësisht takimeve midis komitetit ekzekutiv të UEFA-s dhe drejtuesve të Unionit të Futbollit Rus, ata ende pritet të mbeten të përjashtuar nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Putin ordered Russian troops to invade Ukraine on February 24 2022

Sipas Sky Neës, UEFA është ende këmbëngulëse që skuadra ruse të futbollit të mos rikthehen në garat evropiane, ndërkohë që lufta në Ukrainë po vazhdon.

Besohet se UEFA ka një dëshirë për të diskutuar gjendjen e futbollit rus, në përgatitje për kohën kur skuadrat e tyre mund të rifuten në gara kur të përfundojë lufta.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv mbështeti vendimin e UEFA-s për të pezulluar klubet ruse nga garat evropiane në korrik, pasi federata dhe ekipet ruse paraqitën një apel. Në atë kohë, Rusia do të përballej me Poloninë në play-off-et e kualifikimeve të Botërorit, por pezullimi i tyre rezultoi që polakëve t’u jepej vendi në finale të play-off-it.

Russia were suspended from European competitions days after their invasion of Ukraine was launched

Rusisë i ndalohet gjithashtu kualifikimi në Kampionatin Evropian të meshkujve për vitin 2024, ndërsa skuadra e femrave nuk lejohet gjithashtu të marrë pjesë në Botërorin për femra në Australi dhe Zelandën e Re në korrik. Përjashtimi i tyre do të thotë gjithashtu se UEFA do të duhet të gjejë një mikpritës të ri për Superkupën.

Më 23 dhjetor, raportimet nga ESPN pretenduan se zyrtarët nga RFU mbajtën një takim në Moskë për të diskutuar mundësinë e dorëheqjes nga UEFA dhe bashkimit me Konfederatën e Futbollit Aziatik. Zyrtarët rusë thuhet se besojnë se ekipet e tyre do të kthehen në aksion në një mjedis më mikpritës, kur pezullimi i tyre nga FIFA të anulohet përfundimisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori