LAJMI I FUNDIT:

Ueb-faqe zyrtare në SHBA “sulmohen” me mesazhe pro ISIS-it

Ueb-faqe zyrtare në SHBA “sulmohen” me mesazhe pro ISIS-it

Disa ueb-faqe qeveritare në SHBA – shumica prej tyre në Ohajo – është dashur të mbyllen, pasi janë pirateruar nga hakerët, të cilët kanë postuar mesazhe në mbështetje të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Një grup që e quan veten Team System DZ postoi një mesazh në ueb-faqen e guvernatorit të Ohajos, John Kasich, i cili thotë se presidenti Donald Trump do të mbahet përgjegjës për “çdo pikë gjaku që derdhet në vendet myslimane”.


“Unë e dua Shtetin Islamik”, u tha po ashtu në mesazh.

Mesazhi është shkruar me shkronja të bardha dhe të zeza – ngjyrat e flamurit të Shtetit Islamik.

Mesazhi ka infiltruar edhe ueb-faqe të tjera zyrtare në Ohajo, në Nju Jork dhe në Merilend.

Disa ueb-faqe vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori