LAJMI I FUNDIT:

Udhëzoni si të mbajnë higjienën personale: Çfarë është e rëndësishme të përvetësojnë fëmijët

Udhëzoni si të mbajnë higjienën personale: Çfarë është e rëndësishme të përvetësojnë fëmijët

Fëmijët nuk lindin me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj pastërtisë së trupit, por është detyrë e prindërve që t’i mësojnë që është me rëndësi të mbajnë higjienën personale, në mënyrë që sa më pak të “blejnë” viruse, “të fitojnë” infeksione dhe përgjithësisht të mbrojnë shëndetin

Mësoni çfarë duhet të përvetësojnë fëmijët, transmeton Telegrafi.

Që patjetër sa më shpesh t’i lajnë duart

Është e natyrshme që vogëlushët për të nuk mendojnë shumë, mirëpo jo edhe që të mos u thuhet se si – para dhe pas ngrënies, duhet të lajnë duart… Dhe jo vetëm kjo. Është me rëndësi që t’i lajnë sapo të kthehen në shtëpi, madje me ujë të ngrohtë dhe me sapun, t’i fërkojnë së paku 20 sekonda dhe t’i fshijnë me peshqir.

Prindërit patjetër duhet t’ua shpjegojnë që kështu pengojnë “dëmtues” të ndryshëm që t’i sulmojnë. Në kohën e virusit, është e dëshirueshme që me vete të kenë edhe mjetin për larje të thatë të duarve.

Që hundën ta fshijnë me facoletë

Vogëlushët janë të pakujdesshëm, andaj hundën ose fare nuk e fshijnë ose e fshijnë pak a shumë për fanelle. Teshtijnë dhe kolliten dhe nuk i vënë duart te hunda apo te goja. Kështu rrezikojnë edhe shëndetin e tyre edhe shëndetin ambientit ku gjenden. Prandaj duhet patjetër t’u bëhet me dije që është me rëndësi që përherë me vete të kenë shami letre. Për të përvetësuar këtë sa më shpejt, blini shami letre për fëmijë, aromatike dhe të punuara mirë. Edhe le ta dinë që pas përdorimit patjetër duhet ta hedhin në shportë, jo ta mbajnë në xhep.

Që rregullisht të bëjnë dush

Shpjegojani fëmijëve që çdo mbrëmje do të duhej të shpëlajnë papastërtitë të cilat u kanë ndodhur gjatë ditës, sepse pasi të bëjnë dush shkojnë në krevat të flenë të pastër, ndërkaq të nesërmen do të jenë më të shëndetshëm. Përpiquni që ta përvetësojnë këtë pa rezistuar, duke i lejuar që të kënaqen duke u larë nën dush, me ndonjë shampon të bukur të cilin vetë e kanë zgjedhur apo me lodrën e preferuar prej gome.

Që dhëmbët t’i lajnë në mëngjes dhe në mbrëmje

Më së paku dy minuta. Kështu nga ditët e hershme do të përvetësojnë shprehinë që të ruajnë buzëqeshjen e tyre e jo t’i prishin dhëmbët.

Që çdo ditë të ndërrojnë rrobat

Nëse si të vegjël mësojnë që të mbajnë higjienën do të thotë që në krevat shkojnë të flenë me rroba të pastra, kjo do t’u bëhet gjë e natyrshme. Shpjegoni që është më bukur kur kanë aromë të mirë dhe ata këtë do ta kuptojnë si diçka që do të duhej të nënkuptohej, jo si barrë. /Telegrafi/