LAJMI I FUNDIT:

Udhëzime për përmbaruesit…

Udhëzime për përmbaruesit…

Nga: Muhamet Hamiti

“Nuk mund të paramendoj ta shkruaj autobiografinë time. Më duket se ata që mund ta bëjnë këtë kanë çuar jetëra pastërtisht publike dhe të jashtme, apo ata që munden ta fshehin me sukses nga vetja atë që parapëlqejnë të mos e dijnë për veten – mund të ketë disa njerëz që mund të shkruajnë për veten sepse janë njëmend pa cene dhe të pafajshëm. Në përvojën time, ka shumëçka për të cilën s’mund të gjesh fjalë madje as në rrëfyestore; shumëçka që buron nga dobësia, pavendosmëria dhe ndrojtja, thjesht nga egocentrizmi më shumë sesa nga prirja kah e ligësia apo mizoria, nga gabimi më parë sesa nga natyra e keqe.”

T. S. Elioti (1888-1965) ka shkruar kështu në një shkresë të vitit 1960 (‘Udhëzime për përmbaruesit e mi’), që kishte lënë fjalë të bëhej publike 50 vjet mbas vdekjes së tij, apo kurdo që të bëhej publik letërkëmbimi i tij me muzën e tij, amerikanen Emily Hale (Emili Hejl).

Letërkëmbimi është bërë publik në fillim të këtij viti (2020). Po kështu edhe Udhëzimet për përmbaruesit e veprës së Eliotit.

Elioti është martuar dy herë (me Vivienne Haigh-Wood-in dhe me Valerie Fletcher-in), por jo me Emily Hale-in, me të cilën kishte rënë në dashuri në vitin 1912. ‘Emily Hale do ta vriste poetin në mua’, thotë Elioti, paradoksalisht.

(Teksti i plotë i këtij dokumenti autobiografik të Eliotit, në anglisht, është: KËTU)