Një pasagjere është arrestuar nga policia pasi u kap duke hedhur në motorin e aeroplanit gjashtë monedha, të cilat shpresonte se do t'i sjellin fat gjatë udhëtimit në jug të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment bizar, ku shihet 61-vjeçarja duke hedhur monedhat në motor para se të futej brenda aeroplanit në Nanning në provincën kineze Guangxi, transmeton Telegrafi.


2 86

Kjo grua që për herë të parë po udhëtonte me aeroplan, hodhi monedhat duke u lutur që të aterron e sigurt në destinacion. Megjithatë, si rezultat i këtij veprimi, fluturimi i aeroplanit është shtyrë për 78 minuta.

Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, punonjësit e aeroportit filluan kërkimet për monedhat që ishin hedhur brenda motorit të aeroplanit, kurse gruaja e identifikuar vetëm si Chen është shoqëruar në stacionin e policisë, ku i është shqiptuar dënimi me 7 ditë burgim. /Telegrafi/