LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse do të flasë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse do të flasë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë kësaj jave, derisa po vazhdojnë protestat të cilat kërkojnë që lideri autoritar, Alyaksandr Lukashenka, të tërhiqet pas zgjedhjeve të “manipuluara”.

Sipas ekipit të Tsikhanouskaya, ajo do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit më 4 shtator përmes një video lidhjeje, me ftesë të Estonisë, e cila aktualisht është një anëtar jo i përhershëm i Këshillit.

Ajo gjithashtu do t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) katër ditë më vonë, tha zëdhënësi i saj më 31 gusht.


Tsikhanouskaya ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi.

Mbështetësit e saj thonë se ajo i fitoi zgjedhjet dhe kundërshtojnë rezultatet zyrtare që e kanë nxjerrë fitues presidentin, Alyaksandr Lukashenka.

Ultranacionalistët serb në përkrahje të Lukashenkos
Lexo po ashtu Ultranacionalistët serb në përkrahje të Lukashenkos

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve dhe shpërthimit të protestave, ajo u largua për në Lituani.

Këto janë protestat më të mëdha që kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik më 1991.

Dhjetëra mijëra bjellorusë protestuan në qendër të kryeqytetit Minsk, më 30 gusht duke brohoritur “largohu” ndërsa u mblodhën jashtë pallatit presidencial, ku Lukashenka aktualisht po qëndron. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori