LAJMI I FUNDIT:

Ultranacionalistët serb në përkrahje të Lukashenkos

Ultranacionalistët serb në përkrahje të Lukashenkos

Për disa ditë me radhë, pakënaqësia ka shpërthyer midis qytetarëve të Bjellorusisë, të cilët kanë ngritur zërin e tyre kundër regjimit të presidentit aktual Aleksandar Lukashenko.

Sipas medieve të huaja, ata nuk duan të heshtin më dhe regjimi po bën gjithçka për të shuar protestat, por siç duket po dështon.


Po ashtu, zemërimi i njerëzve është shumë i madh, pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat u panë shumë parregullsi dhe vjedhje.

Për shkak të kësaj, një numër i madh i qytetarëve dolën në rrugët e kryeqytetit Minsk dhe qyteteve të tjera, ndërsa ushtria dhe policia e Bjellorusisë bënë gjithçka për të shuar me dhunë protestat.

Gazetari bjellorus publikon pamjet, thotë se ushtria serbe është parë në protestat në Bjellorusi
Lexo po ashtu Gazetari bjellorus publikon pamjet, thotë se ushtria serbe është parë në protestat në Bjellorusi

Lidhur më këtë, ka edhe prej atyre që e përkrahin regjimin e Lukashenkos.

Janë ultranacionalistët serb që e përkrahin një regjim të tillë.

Ultranacionalisti rusofil Damjan Knezheviq me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, nuk do ta lejojnë që llumi botëror ta përfaqësoj atë.

Pankarta e ultranacionalistëve serb në përkrahje të Aleksandar Lukashenko | Burimi: Damjan Knezheviq

Ai në foton e postuar tregon se, populli serb është me Llukashenkon.

Po ashtu, Knezheviq është i njohur për trazirat e shumta në Serbi dhe rajon. /Telegrafi/