LAJMI I FUNDIT:

UBT shpall  konkurs për regjistrimin e studentëve në Farmaci dhe në Stomatologji

UBT shpall  konkurs për regjistrimin e studentëve në Farmaci dhe në Stomatologji

Në bazë të dispozitave të nenit 22 pika a e Statutit të UBT-së, nenit 3 të rregullores për regjistrim të studentëve si dhe në bazë të nevojave të UBT-së, për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik 2017/2018, rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, ka shpallur konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj,  për vitin akademik 2017/2018, në dy programet e studimit, Farmaci dhe Stomatologji.

Të drejtën e aplikimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore.


“Shpallet konkursi i rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj,  për vitin akademik 2017/2018, në dy programet e studimit, Farmaci dhe Stomatologji, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AAK) dhe të licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)”, thuhet në njoftim.

Kandidatët e interesuar për të studiuar në Farmaci dhe në Stomatologji duhet t’i nënshtrohen provimit pranues.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:

  • Deri 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe testit të maturës.
  • Deri 80% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në drejtim e Farmacisë dhe të Stomatologjisë.

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve të sipër cekura është 100%

Në provimin pranues kandidatët e interesuar do t’i nënshtrohen testimit në lëndët: Kimi 20%, Biologji 20%, Anglisht  10 % , Logjikë 20% dhe Intervista 10 %.

Afati i parë për aplikim mbetet i hapur deri më datë 8 shtator. Kandidatët që aplikojnë i nënshtrohen testit vlerësues më datë 11 shtator, në orën 11:00, në ambientet e UBT-së, në Prishtinë.

Të gjithë të kandidatët e interesuarit, për sqarime shtesë, mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagja Kalabria.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori