LAJMI I FUNDIT:

UBT-së i bashkohen edhe 70 doktorë të shkencës

UBT-së i bashkohen edhe 70 doktorë të shkencës

Mbi 70 doktorë shkence i janë bashkuar ekipit të profesionistëve të suksesshëm në UBT, të cilët me kontributin e tyre janë duke ndihmuar që të nxjerrin kuadro profesionale në fusha të ndryshme të jetës, në më shumë se 50 programe studimi.

UBT ka mbledhur qindra profesionistë dhe akademikë nga mbarë trojet shqiptare, të cilët janë shkolluar nëpër universitetet më me renome botërore, përderisa tani i janë bashkuar UBT-së për ta ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre me studentët.


Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi tha se të punësuarit në UBT kanë një nivel të lartë të kompetencave profesionale dhe gradave të shkollimit, e kjo përbën vlerë të shtuar për institucionin dhe Kosovën.

“UBT kryesisht përbëhet nga një staf akademik, ku numri më i madh i tyre janë doktorë shkence, ose janë në proces të përfundimit të doktoratës. Politika e institucionit është që t’i përkrahë intelektualët e rinj që kanë studiuar jashtë vendit dhe që tani kanë gjetur hapësirë për angazhim në UBT, e ky trend fatmirësisht po rritet në secilin vit”, tha rektori Hajrizi.

Stafi i UBT-së është shkolluar nëpër institucione të njohura arsimore ndërkombëtare, të cilat kanë partneritet me UBT-në, përfshirë University of Vienna, London School of Economics, Leiden University, Trinity College Dublin, University of Graz, Salsburg University, John Hopkins University, Polytechnic University of Milan, Duke University, Linnaeus University, Gent Univeristy, George Town University, si dhe në shumë universitete të tjera prestigjioze.

UBT është institucioni i cili vazhdimisht motivon stafin për ngritjen në grada akademike. Aktualisht, një numër i madh i tyre përkrahen nga ana e institucionit në studimet e tyre të doktoratës nëpër universitete evropiane dhe amerikane.

Në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), UBT është institucioni numër një për nga numri i stafit të punësuar. UBT vitin e kaluar ka rritur numrin në rreth 1 mijë të punësuar, përfshirë staf akademik dhe administrativ, duke bërë kështu që numri i stafit që angazhohet në UBT të vazhdon të rritet nga viti në vit. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori