LAJMI I FUNDIT:

UBT priti me ceremoni madhështore studentët e rinj

UBT priti me ceremoni madhështore studentët e rinj

Të rinjtë e buzëqeshur e me plot shpresë për të ardhmen premtuese që po i pret, e pasuruan çdo qosh e hapësirë të Kampusit Inovativ të UBT-së, ku u mbajt ceremonia madhështore e pritjes së studentëve të rinj.

Për t’i motivuar e për t’i njoftuar me të ardhmen që po i pret, rektori i UBT-së, prof.. dr. Edmond Hajrizi doli para studentëve të rinj, për t’ju treguar që në UBT do ta kenë jo vetëm një vend studimi, por edhe familjen dhe shtëpinë e tyre të dytë.


“Faleminderit që keni dëshmuar besimin tuaj në institucionin tonë, sepse kjo do të thotë që ju jeni orientuar për vlera të mirëfillta akademike dhe të jetës. Ne tashmë jemi familje dhe do të përkujdesemi për ngritjen tuaj profesionale, ashtu siç deri sot kanë bërë prindërit tuaj, prandaj edhe jemi të vendosur që bashkë të mos ndalemi derisa ju dhe familjet tuaja të binden për investimin që kanë bërë”, tha Hajrizi.

Prof. dr. Jorida Xhafaj, dekane e Fakultetit Juridik, i përgëzoi studentët për pjekurinë që e kanë treguar në përzgjedhje të profesionit, teksa i siguroi studentët e rinj që do t’i kenë mësimdhënësit e tyre në çdo hap që do ta bëjnë.

“Ju tashmë jeni bërë pjesë e një emri të madh që nuk do t’ju zhvillojë vetëm gjatë viteve të studimit, por do t’ju shoqërojë gjatë gjithë karrierës suaj profesionale. Prandaj, çfarë kërkohet nga ju është që të qëndroni të guximshëm dhe gjithmonë me kureshtje për dijen”, i këshilloi ajo studentët e rinj.

E për të ndarë përvojën e saj të studimit në UBT, studentja e nivelit master në UBT, Anesa Mustafa tha se është e lumtur që pesë vitet e ngritjes së saj akademike i ka kaluar në UBT, andaj edhe i siguroi studentët e rinj që kanë bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për të ardhmen e tyre.

“Nga dita e sotme, ju do të ofroheni çdoherë e më shumë me suksesin, e suksesi im më i madh gjatë këtyre viteve nuk është vetëm arritja në nivelin master, por edhe fakti që përmes UBT-së u bëra bursiste dhe e pata mundësinë që një semestër të studimeve të kaloja në universitetin më të njohur gjerman për arkitekturë,  Anhalt University of Applied Sciences”, tregoi ajo.

Në fund të ceremonisë, studentët u orientuan për të marrë informacione mbi fillimin e ligjëratave, të cilat do të nisin më 14 tetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori