LAJMI I FUNDIT:

UBT ndër institucionet më të kërkuara të arsimit të lartë privat në Kosovë e në rajon

UBT ndër institucionet më të kërkuara të arsimit të lartë privat në Kosovë e në rajon

Slogani i UBT-së, “Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri” tashmë është i njohur për të gjithë të rinjtë e të rejat, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm dhe po përgatiten që në vjeshtë të fillojnë jetën e tyre akademike.

Mijëra nxënës, që kanë ndjekur falas kurset përgatitore në UBT, tashmë e dinë peshën dhe rëndësinë e UBT-së. Madje, ata do të takohen me një befasi shumë të këndshme kur të vijnë për regjistrim – bursë të ofruar nga UBT.


Në ditën e shpalljes së konkursit për regjistrim, qindra të rinj u vunë në radhë për të zënë një vend në UBT, mijëra të tjerë morën përgjigje për interesimet e tyre përmes e-mailit apo bashkëbisedimit në rrjetet sociale.

Sikur edhe viteve të tjera, ata dhe mijëra të tjerë u regjistruan në UBT. Arsyet nuk është e vështirë të gjenden:

I.

Kompania më e madhe botërore për teknologji virtuale, EON Reality ka zgjedhur Kosovën dhe UBT-në, si partner implementues, që të bëjë investimin më të madh direkt në Kosovë që nga paslufta, njëherësh edhe dhe të vetmin në Ballkan, për hapjen e Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar. Tridhjetë (30) milionë dollarë është shuma që EON Reality do ta ndajë për ndërtimin e kësaj qendre, që do të shndërrohet në një laborator të krijimit dhe të jetësimit të metodave më inovative teknologjike, që do ndryshojnë përgjithmonë zgjidhjen e problemeve industriale, por veçanërisht do të fokusohet në ndryshimin e sistemit arsimor në Kosovë dhe më gjerë.

Përmes kësaj qendre, studentët që do t’i bashkohen UBT-së do të kenë mundësi të prekin qysh sot të ardhmen e teknologjisë, që për shumë shtete të tjera mbetet ende vetëm një ëndërr.

Gjiganti teknologjik, EON Reality zgjodhi UBT-në si partner për hapjen e qendrës së vetme në rajon për realitet virtual

Të studiosh në UBT do të thotë të kesh qasje në edukimin më cilësor evropian, kështu kurrikulat e pasura dhe të ndara në mundësi për përvetësim të aftësive teorike dhe shkathtësive praktike, laboratorët e pajisur me teknologjinë e fundit, mundësia për punë praktike dhe mobilitet, bursat e shumta të studimit, janë vetëm disa nga përparësitë që t’i ofron studimi në UBT.

II.

Këshilli i Ekselencës botërore, konkretisht Organizata e njohur për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM) e certifikoi dhe e vlerësoi UBT-në me Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje. Me këtë vlerësim, që është vazhdimësi e vlerësimit të mëhershëm, fituar në vitin 2014, të nivelit organizativ të ekselencës, UBT hyn në mesin e shumë universiteteve prestigjioze nga e mbarë bota që vlerësohen ekselentë në arsimin e lartë.

UBT certifikohet dhe vlerësohet me Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje

III.

UBT është institucioni me numrin më të madh të programeve të studimit, nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend dhe në rajon. Për më tepër, të gjitha këto programe ndikojnë që në UBT të mblidhen talentet e reja të vendit tonë, të cilët shumëfishojnë potencialin e tyre në teknologji, shkencë, biomjekësi, shkenca humane dhe biznes.

UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/20

Anëtarësimi në Global World of Higher Education dhe ka marrëveshjet e bashkëpunimit me mbi 400 universitete ndërkombëtare, ndikojnë që në UBT të vijnë profesorë dhe ekspertë nga të gjitha universitetet dhe institucionet e tjera partnere, që të sjellin përvojat më të përparuara nga bota akademike.

artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori