LAJMI I FUNDIT:

UBT fton studentët të aplikojnë për Shkollën Verore “AIPES 2019”, në Çeki

UBT fton studentët të aplikojnë për Shkollën Verore “AIPES 2019”, në Çeki

The Fund for American Studies (TFAS) ka nisur organizimin e Shkollës Verore “AIPES 2019”, që çdo vit mbahet në Charles University, në Pragë të Çekisë.

Këtë vit, shkolla synohet të fillojë prej 6-27 korrik 2019, teksa në edicionet e kaluara kanë aplikuar dhe kanë qenë përfitues të bursave për pjesëmarrje disa studentë të UBT-së.


AIPES është një program unik që mbledh rreth 100-110 studentë nga Amerika Veriore, Evropa, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia Qendrore, për të eksploruar çështje themelore që lidhen me filozofinë politike, ekonominë politike dhe menaxhimin e konfliktit.

Shtrirja e gjerë e nacionaliteteve, feve dhe etnive të përfaqësuara në AIPES, u jep pjesëmarrësve mundësinë për të bashkëvepruar, për të mësuar dhe për të ndarë përvojat e tyre, në mënyrë që të përfitojnë zhvillim arsimor dhe profesional.

Aplikimi është hapur, ndërkaq afati i fundit për studentët që u nevojitet viza nga shteti i Çekisë, afatin e fundit për aplikim e kanë më 15 mars, ndërkaq për aplikuesit e tjerë është data 1 prill.

Më shumë informata mbi programin mund të gjeni në: http://www.tfasinternational.org/?programs=aipes&details=true.

Kurse aplikimin online mund ta bëni: https://app.applyyourself.com/AYApplicantLogin/fl_ApplicantLogin.asp?id=tfas-int.

Artikull i sponzorizuar