UBT ka zgjeruar infrastrukturën e tij edhe me mbi 22 mijë metra katrorë më shumë, duke modernizuar deri në detajin e fundit kushtet për studime të avancuara e komode për studentët e saj.
Po ashtu, duke krijuar një ambient frymëzues e relaksues të punës për komunitetin e saj të madh që përbëhet nga mbi një mijë të punësuar.
Me hapësirën e re, një objekt modern e me arkitekturë bashkëkohore e me standardet më të larta të ndërtimit, përfshirë kujdesin e jashtëzakonshëm për izolimin e tij sipas standardeve më të mira eco, me vendosjen e paneleve solare për energjinë e ripërtërishme, UBT krahas kualitetit të lartë të studimeve tani po vendos një standard të ri në arsimin e lartë edhe në fushën e infrastrukturës e ndërtimit, duke e bërë këtë institucion model edhe për universitetet përtej Kosovës me kushtet që ofron.
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, konsideron se infrastruktura është një prej parametrave kryesore krahas cilësisë, që garanton një shkollim të suksesshëm.
“Ne punojmë çdo ditë për të rritur kualitetin e studimeve, duke përmirësuar infrastrukturën, duke sjellë teknologjinë më të avancuar, laboratorët më modern e duke e kombinuar mësimdhënien me punë praktike brenda ekosistemit që kemi krijuar në UBT”, është shprehur rektori Hajrizi, duke e parë si çelësin e suksesit ndërlidhjen e mësimdhënies teorike me angazhim në prodhim apo shërbim, si testin final për kualifikimin e profesionistëve të rinj, e për çka infrastruktura e avancuar e moderne është parakushti themelor.
“Me infrastrukturën që ofron sot UBT, studenti ynë ka gjithçka çka i nevojitet brenda ekosistemit për të korrur sukses në studimet e tij dhe për t’i shërbyer me kapacitete të forta profesionale e akademike shoqërisë”, ka shtuar ai.
UBT aktualisht ka mbi njëmijë të punësuar, mbi 15 mijë studentë aktivë, mbi 150 specializime të ndryshme studimi, mbi 200 laboratorë të ndryshëm, poliklinikën, qendrat më të mëdha në rajon për teknologji dhe inovacion, qendrën 5G, qendrën e realitetit virtual dhe të shtuar, fabrikat e mençura, serat bujqësore, kopshtin botanik, infrastrukturën e modernizuar sportive e rekreative, kampuse në të gjitha qendrat kryesore në Kosovë, si dhe Hub-et më të mëdha teknologjike në Korçë – Shqipëri, Prishtinë dhe Prizren.
Të gjitha këto investime kanë për synim që të nxisin të diplomuarit që të përballen suksesshëm me sfidat e ardhshme, duke i shërbyer me krenari familjes, shtetit e kombit të tyre.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Interex nis projektin “Pemë më shumë në qytetin tim”
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

"Mashtrues e abuzues i buxhetit", Hoti përplaset me Muratin

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen