LAJMI I FUNDIT:

Ua “qiti tymin rrotave” në mes të qytetit, pronari australian rrezikon të mbetet pa Ferrarin e tij

Ua “qiti tymin rrotave” në mes të qytetit, pronari australian rrezikon të mbetet pa Ferrarin e tij

Manovrat në rrugët e qytetit mund t’i kushtonin shtrenjtë.

Bëhet fjalë për pamjet që tregojnë një Ferrari të bardhë që kryen “djegie të rrotave” në rrugët e Sidneit, si pjesë e një tubimi të pronarëve të makinave sportive.


Dhe pasi që në pamje dallohen edhe vetura dhe targat, policia nuk e kishte të vështirë në zbulimin dhe gjetjen e pronarit, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave lokale, pronari i Ferrarit u thirr për një intervistë në polici dhe një numër akuzash për kundërvajtje do të ngrihen kundër tij.

Duke pasur parasysh kritikat e ashpra nga autoritetet, shoferi mund të përballet me pasoja më serioze.

Madje, siç thuhet më tej, ka gjithnjë e më shumë të ngjarë që makina e tij e shtrenjtë të konfiskohet. /Telegrafi/