LAJMI I FUNDIT:

Ua ndaluan vajzave shkollimin, tani po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore – talebanët hedhin në erë kështjellën

Ua ndaluan vajzave shkollimin, tani po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore – talebanët hedhin në erë kështjellën

Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Afganistan nuk është asgjë e re për talebanët. Kur për herë të fundit ishin në pushtet, hodhën në erë shtatoren që figuronte në listën e monumenteve të mbrojtura me ligj nga UNESCO, duke ua ndaluar femrave të punojnë dhe shkollohen.

Tani, talebanët thonë se janë reformuar, por veprat e tyre tregojnë se asgjë nuk ka ndryshuar në mendësinë e tyre, transmeton Telegrafi.


Kur e morën nën kontroll tërë territorin e Afganistanit, talebanët tentuan të paraqiten në opinion si njerëz të reformuar, si organizatë që respekton ligjet e Islamit – duke mos shkelur të drejtat e njeriut dhe respektuar traditën dhe kulturën.

Por doli diçka krejt tjetër. Në fakt, nëpër rrjete sociale u shfaq videoja ku shihet se shkatërrohet kështjella në provincën Helmand, pasi që sipas tyre është në kundërshtim me islamin.

Sipas një banori të Helmandit, shembja e kështjellës u bë me qëllim që të ndërtohet një medrese apo një shkollë ku do të mësohet për islamin.

Qytet Greshk u ndërtua përreth kështjellës përgjatë lumit Helmand. Kështjellën e kishin administruar britanikët gjatë luftës së parë anglo-afgane në shekullin e 19-të. /Telegrafi/