LAJMI I FUNDIT:

U vu gurëthemeli për ndërtimin e një çerdheje dhe një shkolle në komunën e Istogut

U vu gurëthemeli për ndërtimin e një çerdheje dhe një shkolle në komunën e Istogut

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot qytetin e Istogut, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit për ndërtimin e çerdhes në qytetin e Istogut dhe të vënies së gurëthemelit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Tre dëshmorët e shkollës shqipe” në fshatin Uçë të kësaj komune.

Bytyqi fillimisht është takuar me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi për bashkëfinancim të ndërtimit të objektit të ri të shkollës në Llukavc të Epërm të kësaj komune.


Ministri Bytyqi tha se, vetëm me një bashkëpunim të ngushtë me nivelin lokal, mund të arrijmë synimet për të pasur një standard të lartë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë.

Ndërsa, në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të çerdhes, ministri Bytyqi theksoi se ky investim po bëhet në kuadër të angazhimeve të mëdha që po bën MAShT për të krijuar kushte dhe mundësi për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.

Edhe gjatë ceremonisë së vënies së gurëthemelit të shkollës në Uçë, Ministri përmendi përpjekjet e vazhdueshme të MAShT për të krijuar ambiente moderne dhe të përshtatshme për arsimim cilësor.

“Vet fakti se kjo shkollë mbanë emrin e tre dëshmorëve, tregon më së miri që populli ynë gjithmonë e ka dhënë edhe jetën për arsimin dhe gjuhën shqipe”, tha Bytyqi dhe uroi të gjithë banorët e fshatit që do ta kenë një shkollë të re dhe moderne.

Gjatë ditës, ministri Bytyqi dhe kryetari Rugova vunë kurora lulesh te lapidari i tre dëshmorëve të fshatit Uçë, Hasan Hysenaj, Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, vepra e të cilëve ka bërë që shkolla të marrë emrin “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori