LAJMI I FUNDIT:

U spekulua se do të kandidojë për kryetar të PDK-së, Cakaj: Nuk bëhem pjesë e asnjë partie politike

U spekulua se do të kandidojë për kryetar të PDK-së, Cakaj: Nuk bëhem pjesë e asnjë partie politike

Emri i tij kohët e fundit është lakuar si kandidat i mundshëm për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, por Gent Cakaj ka mohuar një gjë të tillë.

Ish-ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka sqaruar lidhur me spekulimet mediatike se ai mund të jetë njëri nga kandiatët për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.


Cakaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë.

Postimi i plotë i Cakajt:

“Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,

unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!

Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi”, ka shkruar Cakaj.

Ndryshe, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës të hënën ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Konventa e partisë është caktuar më 3 korrik 2021, ditë e shtunë, kurse këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori