U shpall i zhdukur në Facebook nga policia, vjen komenti i djaloshit: “Nuk jam i humbur, jam i kërkuar" (Foto)

Një burrë i raportuar se ka humbur, ka lënë pa fjalë policinë në mediat sociale, duke u thënë atyre se ai nuk ishte "i zhdukur", por "i kërkuar", dhe i sfidoi ata që të "bënin punën e tyre".
Siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, policia e West Yorkshire tha në Facebook se ishte "e shqetësuar për 21-vjeçarin Leon Smith", i cili ishte "raportuar të mungonte në zonën Wheatley të Halifax".
Ai u përshkrua si një "burrë i bardhë, mesatar, flokë të bardha dhe së fundmi i parë i veshur me një kostum të zi, bluzë blu,...".
Dhe për befasinë e policisë, ishte vetë Smith ai që komentoi, rreth një orë pas postimit të lajmit.
"Nuk jam i humbur. Jam i kërkuar”, ka shkruar ai.
Ai shtoi: "Ata vazhdojnë të pretendojnë se janë të shqetësuar për sigurinë time, por të gjithë ata që duan të bëjnë është të më arrestojnë dhe të më fusin në burg".
Policia e West Yorkshire tha se Smith u gjet jo shumë kohë pasi bëri postimin e tij, duke shtuar se një "sasi e madhe burimesh policore u shpenzuan për të gjetur këtë mashkull".
Policia ka shtuar tutje në një deklaratë: "Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se Leon është në paraburgim për një shkelje substanciale të cilën ne nuk mund të komentojmë më tutje”. /Telegrafi/












































