LAJMI I FUNDIT:

U rrezikohet vazhdimisht jeta, por nuk ankohen për këtë – njihuni me banorët e Çernobilit që kurrë nuk pranuan të braktisin qytetin e tyre  

U rrezikohet vazhdimisht jeta, por nuk ankohen për këtë – njihuni me banorët e Çernobilit që kurrë nuk pranuan të braktisin qytetin e tyre  

Për shumicën e njerëzve Çernobili është sinonim i katastrofës më të madhe bërthamore në histori të njerëzimit, për të tjerët mini-seriali që flet për tragjedinë. Megjithatë, për kokëfortët është shtëpia e tyre.

Katastrofa bërthamore kishte ndodhur në veri të Ukrainës në vitin 1986. Në fotografitë e atëhershme që kishin bërë xhiron e botës, mund të shihet zjarri i madh, persona të veshur me rroba që mbrojnë kundër rrezatimit dhe blloqet e centralit bërthamor plotësisht të braktisur. Por, pak kush kishte besuar që për një periudhë të shkurtër do të shndërrohej në një “qytet fantazmë”, transmeton Telegrafi.


Pasojat katastrofike të saj mund të maten edhe në pjesë tjera të botës. Megjithatë, ka pasur edhe prej atyre edhe pse në numër të vogël, vendosën të qëndrojnë pavarësisht këshillave të qeverisë, që u bënin thirrje të braktisin shtëpitë e tyre në atë zonë.

Ata befasisht  vendosën të qëndrojnë dhe të mos braktisin shtëpitë që i kanë trashëguar nga të parët. Por, ka pasur edhe prej tyre që pasi janë evakuuar nga policia, janë rikthyer në shtëpitë e tyre.

Nga reaktori bërthamor numër 4 brenda të cilit ka ardhur deri të shpërthimi i fuqishëm, qielli për plotë 10 ditë ka shndërruar, duke krijuar edhe re që bartën nëpër gjithë Evropën mbetje radioaktive.

Kështu zona e shpërthimit dhe gjithçka përreth saj, u konstatua se nuk do të jetë e sigurtë për jetë për afro 20 mijë vitet e ardhshme, por raportohet se niveli i rrezatimit është ulur në qytet.

Rreth 100 mijë banorë që jetonin afër Çernobilit, menjëherë pas shpërthimit janë dërguar rreth 20 kilometra larg reaktorit të shkatërruar. E disa ditë më vonë edhe 250 mijë tjerë.

Megjithatë nga 150 deri në 300 persona kishin vendosur të mbyllen brenda shtëpive të tyre, duke refuzuar kategorikisht të largohen. E për ta dokumentuar këtë, fotografja kanadeze Robin Fon Swank vizitoi këtë vend – aty priti se do të sheh një vend fantazmë, por doli e kundërta – aty kishte shumë familje që jetonin në paqe, bënin jetë modeste në zonën e “kuqe”. Gjykuar nga fotografitë, rrezatimi nuk kishte qenë kërcënimi kryesor kur ajo pa shumë njerëz nëpër rrugë.

“Për fat të mirë ata kanë çfarë të hanë, pasi në afërsi është një zonë malore, ku nuk frikësohen të mbytin kafshë të ndryshme”, ka deklaruar fotografja kanadeze.

E me banorët që bisedoi thotë se ishin shumë mikpritës, të bashkuar dhe që nuk mund të ndalnin lotët kur kujtonin momentin e shpërthimit dhe vendimit të autoriteteve ukrainase që të braktisin shtëpitë e tyre.

“Maria është personi i vetëm i gjallë në fshatin e saj. Ajo i ka mbijetuar pushtimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bashkimit Sovjetik, katastrofës bërthamore në Çernobil dhe është zotuar që kurrë nuk do të largohet nga vendlindja”, ka shtuar Robin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori