LAJMI I FUNDIT:

U raportua se në Prishtinë është arrestuar turku Faruk Fatih Özer, Policia e Kosovës mohon një gjë të tillë

U raportua se në Prishtinë është arrestuar turku Faruk Fatih Özer, Policia e Kosovës mohon një gjë të tillë

Gjatë ditës së sotme mediat turke raportuan se në Prishtinë është arrestuar Faruk Fatih Özer, pronari i kompanisë së kriptovalutave e që akuzohet për mashtrimin e 390 mijë personave.

Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët në një përgjigje për Telegrafin deklaruan se nuk kanë informacione për arrestimin e tij.


“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar për arrestimin e tij në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Telegrafin.

Ndryshe, mediat turke kanë bërë të ditur se Turqia ka dërguar njësi policore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut për të mbështetur përpjekjet atje për të ndjekur Faruk Fatih Özer, drejtor ekzekutiv i Thodex, platformës turke të shkëmbimit të kriptovalutave.

Mediat turke: Në Prishtinë është arrestuar pronari i kompanisë së kriptovalutave që akuzohet për mashtrimin e 390 mijë personave
Lexo po ashtu Mediat turke: Në Prishtinë është arrestuar pronari i kompanisë së kriptovalutave që akuzohet për mashtrimin e 390 mijë personave

Sipas mediave turke, një urdhër arresti ndërkombëtar është lëshuar për Ozer i cili u arratis në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë javën e kaluar dhe besohet se mbante kodet e kriptovalutave të atyre klientëve me vlerë deri në 2 miliardë dollarë.

Po sipas mediumit në fjalë, Thodex, me më shumë se 390,000 përdorues, javën e kaluar mbylli operacionet ndërsa 70 persona u arrestuan në Turqi si pjesë e një hetimi ndaj kompanisë. Por 62 nga të arrestuarit më vonë u lanë të lirë.

Siç thuhet më tej, policia turke ka ngritur ekipe për të hetuar vendndodhjen e Ozer dhe për t’i dhënë mbështetje përpjekjeve të forcave lokale të sigurisë për ta zbuluar atë.

Ai po kërkohet në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori