LAJMI I FUNDIT:

U bë prind në adoleshencë, nuk hoqi dorë nga studimet – kush është presidenti i ri i Paraguajit?

U bë prind në adoleshencë, nuk hoqi dorë nga studimet – kush është presidenti i ri i Paraguajit?

Santiago Pena (44), kandidat i partisë konservatore Colorado, është presidenti i ri i Paraguajit me 42.8 për qind të votave, pasi janë numëruar pothuajse të gjitha fletëvotimet.

Ekonomist dhe ish-ministër i Financave, Pena pasoi rivalin e qendrës së majtë Efrein Alegre në sondazhe për herë të parë, transmeton Telegrafi.


Pena përshkruhet si një teknokrat me një karrierë të shkëlqyer akademike, por me pak përvojë politike.

Ish-ekonomisti i FMN-së dhe anëtar i bordit të bankës qendrore hyri në politikë nga ish-presidenti Horacio Cartes, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për dyshime për korrupsion.

Pena ishte ministër i financave nën udhëheqjen e Cartes, i cili është kreu i partisë Colorado. Kundërshtarët e përshkruajnë Penën si sekretarin e Cartes.

Paraguaji zgjedhë presidentin e ri
Lexo po ashtu Paraguaji zgjedhë presidentin e ri

Pena dhe gruaja e tij Leticia Ocampos janë bashkë që në adoleshencë, ai u martua pasi ajo mbeti shtatzënë dhe kanë një djalë 26 vjeç dhe një vajzë 17 vjeçe.

“Ishte një periudhë e vështirë në jetën time”, tha Pena një herë në një intervistë për prindërimin e hershëm.

Mirëpo, siç tha ai, kjo bëri që t’i përkushtohej parimeve të përkushtimit, përgjegjësisë dhe ndershmërisë, për shkak të dijes se ka njerëz që varen prej tij.

Ai tha se të dy familjet e ndihmuan atë dhe gruan e tij si çift i ri dhe e inkurajuan të vazhdonte studimet.

Pena është një mbrojtës i atyre që ai i përshkruan si vlera tradicionale familjare, dhe është kundërshtar i abortit dhe i martesave të homoseksualëve.

Ndryshe nga Alegre, Pena tha se do të ruante marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin, pavarësisht kërkesave në industrinë bujqësore dhe blegtorale për të hapur tregun e eksportit në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Netanyahu thotë se sulmet ajrore izraelite që vranë dhjetëra persona në Rafah ishin “gabime tragjike”

Netanyahu thotë se sulmet ajrore izraelite që vranë dhjetëra persona në Rafah ishin “gabime tragjike”

Azia
Presidenti turk akuzon kryeministrin izraelit: Po imiton Millosheviqin dhe Karaxhiqin

Presidenti turk akuzon kryeministrin izraelit: Po imiton Millosheviqin dhe Karaxhiqin

Turqia
Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Botë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Botë
Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar

Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar "murin kundër dronëve të Rusisë"

Botë
Kalo në kategori