LAJMI I FUNDIT:

U plagosën në Runik, në QKUK vazhdon trajtimi i njërit të plagosur kurse tjetri u dërgua për Zvicër

U plagosën në Runik, në QKUK vazhdon trajtimi i njërit të plagosur kurse tjetri u dërgua për Zvicër

Në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon trajtimi i personit që u plagos ditë e enjte në një lokal të fshatit Runik të Skenderajt.

Shefi i Intensives, Shaqir Uka në një deklaratë të dhënë për Telegrafin tha se gjendja e personit të plagosur, të cilit ditën e enjte i është dashtë t’i amputohet këmba është duke shkuar drejt përmirësimit.


“Është duke vazhduar trajtimi i personit të plagosur, gjendja është më stabile se dje. Por, duhet ende të vazhdojë trajtimin në Klinikë”, tha ai.

Ndërsa, i riu tjetër i cili u plagos është dërguar për tretman mjekësor në Zvicër, pasi i njëjti jeton dhe vepron në shtetin zviceran.

Ndryshe, vrasja e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesi të së enjtes në një kafiteri në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Vrasje e rëndë, një i vdekur dhe tre të plagosur në Skenderaj
Lexo po ashtu Vrasje e rëndë, një i vdekur dhe tre të plagosur në Skenderaj

Më saktësisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21.

Lajmin për Telegrafin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”, ka thënë ai.

Sipas tij, bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona. Njëri nga të lënduarit viktima N. L, 39 vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin, Policia ende nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori