LAJMI I FUNDIT:

“U përplas në ujë”: Pamje të Marinës që tregojnë një UFO që “zhduket” në ujërat e Kalifornisë

“U përplas në ujë”: Pamje të Marinës që tregojnë një UFO që “zhduket” në ujërat e Kalifornisë

Një video e sapo rrjedhur e Marinës duket se tregon një objekt fluturues të paidentifikuar duke u zhdukur në ujë pranë Kalifornisë, sipas një videoje të marrë nga një prodhues dokumentarësh dhe i ndarë me NBC News.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet u kapën në korrik të vitit 2019 nga avionët e Marinës dhe u regjistruan në Qendrën Informative të Luftimit të SHBA-së, sipas kineastit, Jeremy Corbell.


Dhe sipas NBC News, videoja duket se tregon një objekt sferik që fluturon mbi ujë për disa minuta pranë San Diego para se të zhduket.

“U përplas në ujë”, mund të dëgjohet personeli ushtarak duke thënë në video.

Departamenti i Mbrojtjes konfirmoi se klipi u regjistrua nga personeli i Marinës dhe tha se do të rishikohet nga Task Forca e Pantagonit për Fenomenet e Panjohura Ajrore, një panel i themeluar vitin e kaluar për të “marrë njohuri” për “natyrën dhe origjinën” e objekteve të tilla.

Një nga pilotët, Dave Fravor, tha për “60 Minutes” se personeli gjeti një “objekt të vogël të bardhë me pamje Tic-Tac” duke lëvizur mbi ujë para se të zhdukej. Sekonda më vonë, anija e tij – USS Princeton – tha se objekti u rishfaq në radarin e tij 60 milje larg.

Ndërsa Christopher Mellon, një zyrtar i lartë i mbrojtjes në administratat e Klintonit dhe George W. Bush, tha në një intervistë se kishte “shumë vazhdimësi” midis raporteve të fundit të objekteve të paidentifikuara dhe raporteve që datojnë për dekada. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Kalo në kategori