U ndëshkua me të kuq pasi goditi me grusht kundërshtarin, Messin e pret një dënim i rëndë nga La Liga

Lionel Messi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës mes Barcelon ës dhe Athletic Bilbaos.
Kapiteni i katalunasve u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të kohës shtesë, pasi goditi një kundërshtar me grusht.
Ylli argjentinas mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura, por grushti që i dha kundërshtarit pas koke mund të rrezikojë shumë.
Por kjo nuk është më e keqja sepse kapiteni i katalanasve mund të përjashtohet për 4 ndeshje të cilat janë të vlefshme për La Ligën apo Kupën e Mbretit.
Nëse Barcelona do të kualifikohet kundër Cornellas në Kupë, atëherë ndeshjet që do të humbasë janë dy në kampionat dhe dy në Kupë.
Sipas rregullores së La Ligas, veprimi i Messit konsiderohet si dhunë ndaj kundërshtarit dhe katër ndeshje është dënimi minimal.
“Të sulmosh një futbollist, qoftë edhe pa e lënduar atë konsiderohet si akt dhune dhe është i ndëshkueshëm dhe penalizohet me katër deri në 12 ndeshje pezullim nga aktiviteti”.
“Nëse ky veprim ndodh në një ndeshje të Superkupës së Spanjës, atëherë dënimi do të shlyhet me mos prezencë në fushën e lojës apo në stol në ndeshjet pasardhëse të garave të tjera në Spanjë”, shkruhet në rregulloren e La Ligas.
Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar, por Barcelona mbetet në ankth pasi lojtari i tyre më i mirë mund t’iu mungojë gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë