LAJMI I FUNDIT:

U ndërtua 160 vjet më parë, kulla e Ramë Zyberit në Junik vazhdon ta ruaj traditën shqiptare

U ndërtua 160 vjet më parë, kulla e Ramë Zyberit në Junik vazhdon ta ruaj traditën shqiptare

Aty ku zjarri nuk u shua për qindra vjet, ku dëgjohet lahuta dhe çiftelia, aty ku u thuren tregime rreth Kanunit dhe historisë shqiptare, në vendin e kullave në Junik, ndodhet edhe kulla e ndërtuar 160 vjet më parë.

I njohur si konaku i “Ramë Zyberit” dhe e ndërtuar në vitin 1860 dhe me të gjitha veçoritë e një kulle tradicionale shqiptare, kjo kullë ka qenë në pronësinë e familjes Zyberi për pesë gjenerata.


Konaku i Ramë Zyberit/ Foto: Korab Basha

Zymer Krasniqi, i cili u lind dhe u rrit në këtë kullë, për Telegrafin tregon se është mjaftë i lidhur me kullën e stërgjyshit të tij, Ramë Zyberi, i cili u vra nga serbët dhe sot e asaj dite nuk dinë për eshtrat e tij. Krasniqi tregon se dikur kjo kullë kishte vetëm një kat, dhe më vonë i janë shtuar edhe dy katet tjera.

Kati përdhes, i cili tradicionalisht shfrytëzohej si ahur, është shndërruar në një restorant të vogël, i cili zgjatet e del deri në oborr dhe ka një pamje të bukur dhe relaksuese nga kopshti.

Kulla kishte pësuar dëme të mëdha në luftën e fundit në Kosovë, por Krasniqi me vetiniciativë pas luftës ia kishte nisur punës që ta rinovonte atë.

Zymer Krasniqi, pronari i Konakut të Ramë Zyberit/ Foto: Korab Basha

“Ka qenë e dëmtuar gjatë luftës, e djegur nuk ka qenë. Me iniciativën e familjes, baba kishte dëshirë me restaurua për hir të stërgjyshit, Ramë Zyberi që në atë kohë e kanë gri dhe sot e asaj dite nuk ia dimë as varrin e as eshtrat”, ka thënë Krasniqi.

Në rrëfimin e tij për Telegrafin, ai ka treguar se i ndjeri Agim Ramadani gjatë luftës kishte qenë në konakun e tyre, ku edhe i kishte rënë çiftelisë, të cilën sot e asaj dite Zymer Krasniqi ende e ruan.

“Kësaj çiftelie gjatë luftës i ka ra edhe i ndjeri Agim Ramadani. E kemi lënë në mollë dhe kur kam ardhur pas luftës e kam gjetur të thyer, por për hire që i ka ra i ndjeri Agim Ramadani e kemi ruajt”, tregoi Krasniqi.

Çiftelia të cilës i kishte rënë heroi Agim Ramadani/ Foto: Korab Basha

Në konakun e “Ramë Zyberit” në Junik përveç akomodimit dhe ushqimit tradicional që do të mund ta provoni, aty mund të shihni edhe gjëra të vjetra tradicionale të cilat janë ruajtur me shumë kujdes nga Zymer Krasniqi.

Në katin e dytë, në të cilin banonte dikur familja, gjenden tre dhoma të gjumit të stilit tradicional dhe dy banjo moderne. Kati i tretë, në të cilin tradicionalisht ndodhej oda e burrave, është i pajisur me një oxhak, çilimë tradicional, dyshekë rreth murit dhe stoli të bukura.

Dhomat në Konakun e Ramë Zyberit/ Foto: Korab Basha

Në mesin e gjërave antike aty mund ta shihni edhe djepin në të cilin është rritur baba i Zymer Krasniqit dhe vetë ai së bashku me vëllezërit dhe motrat. Pjesa e restorantit fatkeqësisht tashmë nuk funksionin si më parë, pasi sipas Zymer Krasniqit, djali i tij i cili është kujdesur për këtë pjesë, është larguar nga Kosova.

Zymer Krasniqi ka treguar se në kullën e tij ka pasur vizitorë të shumtë duke filluar nga Kina e deri tek vizitorët nga Portugalia. Poashtu në mesin e vizitorëve në këtë konak kishin qenë edhe ish-ambasadori Christopher Dell, ish-ambasadorja Tracy Jacobson dhe figrua të tjera të njohura nga skena politike.

Oda e burrave/ Foto: Korab Basha

Ata që duan të qëndrojnë në Junik, vetëm 15 euro kushton nata në Kullën e Ramë Zyberit. Kulla ndodhet në Junik, fshatin më të madh dhe komunën më të vogël të Kosovës, në afërsi të Deçanit dhe Gjakovës dhe në vendin ideal për ata që janë të interesuar të ngjiten në Gjeravicë, majën më të lartë në Kosovë. /Telegrafi/

Konaku i Ramë Zyberit/ Foto: Korab Basha

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori