LAJMI I FUNDIT:

U mbajt takimi i radhës i këshillit shtetëror për siguri kibernetike

U mbajt takimi i radhës i këshillit shtetëror për siguri kibernetike

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, lidhur me raportet e tremujorit të parëtë këtij vitit, të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve të përgjithshme të Strategjisë për Siguri Kibernetike.

Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar për Siguri Kibernetike, Selami Shkodra, fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe i vlerësoi për punën e bërë deri më tani. Ai tha se gjatë periudhës janë mbajtur disa takime të rëndësishme, si jashtë dhe brenda vendit, në prezantime me qëllim të mësimit të përvojave të domosdoshme me avancimin e teknologjisë.

“Zëvendësministri Shkodra, theksoi se për kundër përpjekjeve maksimale për ngritjen e sigurisë kibernetike, me këtë hov të teknologjisë, mund të konstatohet se njohuritë mbi kërcënime te sulmeve kibernetike dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi u mungojnë edhe një pjesë të madhe e qytetarëve, si dhe zyrtarëve të institucione publike.

Të gjithë anëtarët e këshillit u dakorduan se është e domosdoshme për të ngritur sigurinë në gjitha institucionet publike, me qëllim të vlerësimit të rëndësisë që ka siguria kibernetike, duke hartuar plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike”, thuhet në njoftimin për media.

Nga zëvendësministri Shkodra u kërkua që për çdo sfidë në implementim të aktiviteteve të planit të veprimit, të njoftohet Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i cili si i tillë mund të mbajë edhe takime të tjera konform nevojave që kanë institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori