Është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për integrimin e tregut energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kështu thuhet në një njoftim për media nga zyra për informim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE).
Sipas njoftimit, në këtë takim ishin të pranishëm zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, Dorina Çinari, zëvendësministre e Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, përfaqësues nga USAID dhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë si dhe anëtaret e grupeve te përbashkëta teknike.
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi ka kërkuar që nga ky takim të identifikohen barrierat të cilat po e stagnojnë këtë bashkim të tregut.
“Mendoj që është shumë e rëndësishme të identifikohen barrierat në këtë iniciative të përbashkët në mënyrë që ky proces te ecën me dinamik te përshpejtuar”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Zariqi ka përshëndetur aktin e themelimit të Bursës së Energjisë të aprovuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë me 15 Maj 2019, dhe ka kërkuar që operacionalizimi i bursës të përfundoj brenda këtij viti.
“Së fundmi, Këshilli i Ministrave te Shqipërisë ka aprovuar aktin për themelimin e Bursës se Energjisë, unë mendoj se ky është një element kyç qe ky proces të marr një dimension te ri. Për atë them se ky momentum i ri duhet t’i dinamizoj hapat, që faza e parë e këtij procesi qe është themelimi i tregut një ditë para të përfundoj brenda këtij viti kalendarik” shtoi ai.
Siç thuhet në njoftim, gjatë këtij takimi grupi punues ka diskutuar në detaje rreth ngecjeve dhe ndryshimeve të mundshme legale dhe teknike të cilat do të mund të jetësonin bashkimin e tregut energjetik Kosovë-Shqipëri.
Aty u vendosen edhe detyrat te cilat duhet te përfundohen deri ne takimin e radhës ne kuadër të planit të përbashkët. Të dyja palët vlerësuan që asistenca teknike nga USAID në këtë proces mbetet shumë e rëndësishme dhe falënderuan projektet përkatëse për mbështetjen e dhënë ne këtë proces. Te gjithë u pajtuan se ky integrim bilateral është hapi i parë drejt integrimit rajonal, obligim ky edhe ne kuadër te procesit te integrimit vendeve te Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City