LAJMI I FUNDIT:

U mbajt seanca për “Pyetje deputetësh”

U mbajt seanca për “Pyetje deputetësh”

Seanca e sotme e paraparë për pyetje të deputetëve ka filluar  kryesisht me vërejtje të shumta procedurale dhe me replika mes pushtetit dhe opozitës, dhe me pushime të shpeshta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koordinatori i OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski, u ka bërë ftesë ministrave që të ndjekin shembullin e prokurores speciale, Katica Janeva, dhe të mos u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.


“Nga sot mund të llogaritet gjë normale nëse kryeministri dhe ministrat nuk përgjigjen, ndërsa pyetjet i konsiderojnë mobing dhe lëshojnë mbledhjen në mënyrë demonstrative. Kështu na mësoi një njeri special me mision të tillë, që na tregoi se nuk duhet të përgjigjemi në çdo pyetje”,- ka thënë ai.

Pas kësaj këshille, Dimovski ka kërkuar një orë pushim, mirëpo opozita maqedonase ka akuzuar se përmes zvarritjes së seancës OBRM-PDUKM përpiqet tu shmanget pyetjeve të opozitës për krimet e pushtetit.

“Qëllimi i ndërprerjes së seancës nga OBRM është që deputetët e opozitës të mos parashtrojnë pyetje që të mos zbulohet e vërteta për gjithë atë që u bë në 10 vitet e kaluara”, ka thënë Goran Sugarevski i LSDM.

PDSh, edhe pse e para pati rastin të parashtrojë pyetje, nuk e bëri një gjë të tillë. Deputetët e kësaj partie akuzuan ministrat dhe deputetët e BDI për të gjitha dështimet dhe mosgatishmërinë që të jenë prezentë në këtë seancë.

“Fatkeqësia e shqiptarëve fillon nga këtu, nga kjo sallë, deputet e BDI dhe as ministrat e BDI nuk janë këtu. Siç duket ata shqetësohen më shumë për procedurat dhe imazhin, por jo edhe për shqiptarët. Nuk bëjnë asnjë përpjekje që të mos realizohet ndonjë projekt antishqiptar. Ne kemi dilemë. Kujt t’i parashtrojmë pyetje?!”,- ka thënë Meral Izeiri-Ferati.

Ndërkaq, koordinatori i grupit parlamentar të BDI, Talat Xhaferi, ka reaguar për mosrespektimin e procedurave në rastin kur një deputete, në seancën për pyetje deputetësh, parashtron pyetje për kryetarin e Komunës së Strugës. Ai kërkoi që të mos u parashtrohen pyetje institucioneve që nuk përfshihen në instituticionin „Pyetje deputeti“./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori