LAJMI I FUNDIT:

U mbajt konferenca biznesore me Dr. Raphael Cohen

U mbajt konferenca biznesore me Dr. Raphael Cohen

Kolegji Universum për herë të parë në Kosovë në një konferencë biznesore njëditore solli inovatorin, investitorin, ndërmarrësin dhe profesorin e mirënjohur Rraphael Cohen.

“Nga ideja tek paratë në bankë, krijo mundësi biznesi përmes inovacionit” ishte tema përmbledhëse e kësaj konference ku më shumë se 100 pjesëmarrës nga kompanitë më të mëdha në Kosovë morrin pjesë dhe u certifikuan.

Gjatë kësaj konference pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe mësojnë më shumë se si duhet zhvilluar avantazhet konkurruese në treg, se si duhet identifikuar dhe shfrytëzuar mundësitë dhe qasjen që duhet patur për të bindur investitorët dhe filluar projektin. Në të njëjtën kohë pjesëmarrësit kishin mundësinë që të marrin këshilla praktike për bizneset e tyre nga Prof. Cohen.


Prof. Dr. Raphael Cohen është ndërmarrës serial, Kryeshef Ekzekutiv aktiv si dhe ekspert i biznesit i cili ofron eksperiencë interaktive në ligjërata dhe aktivitete këshilluese duke mentoruar dhe menaxhuar shërbimet e drejtuesve të lartë ekzekutiv, bankierëve, drejtorëve dhe ndërmarrësve. Modeli IpOp, të cilin Prof. Dr. Cohen e ka zhvilluar, e shfrytëzon procesin e inovacionit në ndërmarrësi.

Si i tillë, ky model ndihmon ndërmarrësit dhe trajnerët të identifikojnë, analizojnë dhe shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme. Ai i trajnon inovatorët dhe mbështetësit e inovacionit, sikurse trajnerët dhe inkubatorët. /Telegrafi/