U martua me shqiptare dhe u zhvendos nga Libani në Shqipëri – rrëfimi i veçantë i Elias Mazloum: Më pëlqen gjuha shqipe, kultura dhe traditat këtu
Të shumta janë rastet e shqiptarëve që kanë emigruar jashtë vendit dhe martuar me të huaj, e më pas edhe zhvendosur në shtetet e jashtme.
Por më të rralla janë rastet kur ndodh e kundërta – që një i huaj të martohet me një shqiptarë dhe të zhvendoset këtu për të kaluar pjesën e mbetur të jetës, duke mësuar gjuhën dhe gjithçka tjetër.
Ky është rasti i libanezit Elias Mazloum, i cili është martuar me shqiptaren Armida Alikaj dhe prej vitesh çifti janë zhvendosur në Shqipëri për të jetuar.

Elias në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se si u njoh fillimisht me gruan e jetës së tij gjatë një misioni në Afrikë, teksa thotë se e konsideron veten gjysmë shqiptar, gjysmë libanez.
“Unë jam nga Bejruti në Liban, jam takuar me gruan në Afrikë. Edhe kur lindi goca, ajo erdhi dhe erdha dhe unë e punojmë dhe jetojmë në Shqipëri. Konsideroj veten si shqiptar, jam edhe nga Libani dhe edhe nga Shqipëria. Në Shqipëri kemi ardhur nga viti 2012”, thotë Elias për Telegrafin.
Me gjithë vështirësitë për t’u përshtatur me tregun e punës në Shqipëri, libanezi thotë se e gjeti mjaft mirë veten në tregun e ripërpunimit dhe shitjes të lëndës së parë.
“Ne kemi një organizatë për punën dhe zhvillim social-ekonomik nga zonat rurale më shumë dhe punoj me projekte të ndryshme – kemi një projekt me përpunimin e leshit, se si në Shqipëri po humb kjo tradita e përpunimit të lëndës organike edhe ne punojmë në Kukës me mbi 100 gra, edhe mbulojmë zinxhirin e shitjes së leshit, nga delja e deri te produkti final marketingu, për Shqipëri edhe jashtë Shqipërisë. Projekte të tjera kemi në Shkodër për riciklim, ose ekonomi akumuluese, për rikthimin e vajit të përdorur nga ushqimet e shpejta në detergjent – të dyja këto projekte janë të mbështetura nga Gizi gjerman”, theksoi ai.

Ndonëse shtrirja e Libanit dhe Shqipërisë është mes dy kontinenteve dhe kulturave të ndryshme, Mazloum shprehet se nuk sheh aq shumë dallim të shtetit shqiptar me atë të lindjes së mesme.
Madje, ai thekson se ka ngjashmëri të shumta mes Shqipërisë dhe Libanit sa i përket temperamentit të njerëzve dhe kulturës së ushqimit.
“Dallimi mes Shqipërisë dhe Libanit është i vogël, plus-minus është gati e njëjta. Jemi shumë afër me tradita, me kulturë, me jetesë por edhe me humor. Nga vendet e tjera shpesh herë nuk e kuptoj humorin sepse ka shumë ironi, ndërsa në Shqipëri më pëlqen shumë sepse humorin e kap menjëherë. Edhe ushqimi është gati i njëjti, vetëm varet, ka pak më shumë specë ose pak më shumë kripë se në Liban”, thekson afaristi Mazloum për Telegrafin.

Duke vazhduar të jetë pjesë e organizatave dhe industrisë së ripërpunimit në Kukës, ai thotë se synon që në projektet e tij në vazhdimësi, të shtrijë veprimtarinë e tij edhe në Kosovë.
“Kam shumë plane për të bërë projekte si ky edhe në Kosovë, kam plane me disa ekspertë me të njëjtat shoqata në Kosovë. Në Shqipëri më pëlqen shumë komunikimi, kur pyesin: Si je? Çfarë bën? A jeni lodhur? Nga jeni, ku e keni familje? Dhe më qeshet ngase ne në Liban pyesim njëjtë, dhe unë bëj shaka me këtë gjë”, thotë Elias Mazloum më tej.

E se sa e pati vështirë ta mësonte gjuhën shqipe që llogaritet si një ndër gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar – kjo si duket nuk ka përbërë fare problem për afaristin me prejardhje nga Bejruti.
Ai thotë se nuk iu desh të shkonte në asnjë kurs të veçantë, ngase shqipen e mësoi vetëm nga komunikimi me familjarët e tij.
“Gjuhën e kam mësuar nga komunikimi, shqipja për mua është shumë e lezetshme dhe nuk është e vështirë për mua personalisht. Ka shumë njerëz që më thonë për të huajt e tjerë: ‘Ka vite që është në Shqipëri dhe s’ka mësuar të flasë shqip akoma’, për mua është natyralisht më e lehtë”, përfundon ai.
Çifti Elias dhe Armida aktualisht jetojnë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, por më parë kanë jetuar për një periudhë të shkurtër edhe në Bajram Curri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Te dehurin që e kishte zënë gjumi në shina e godet treni në Peru, shpëton mrekullisht me lëndime të lehta

“Njerëzit thonë se ne ngjajmë”, Trump e krahason veten me Elvis Presleyn

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”
Nuk është Australia - zbuloni se cili vend e feston i pari Vitin e Ri
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)
Vietnamezët qeshin për shëndet më të mirë (Video)
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa