U larguan përfundimisht nga gara për Konate, Reali synon t’ia “rrëmbejë” Liverpoolit yllin anglez që e duan prej verës

Real Madrid ka nisur kontaktet e para për transferimin e mbrojtësit Marc Guehi, teksa qendërmbrojtësi i Crystal Palace pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar të merkatos së verës së ardhshme.
Guehi pritet të largohet si lojtar i lirë nga Palace, dhe interesimi për të është rritur ndjeshëm. Liverpool dhe Barcelona kanë qenë ndër klubet më të forta në garë, duke vlerësuar mbrojtësin si një prurje ideale për repartet e tyre defansive.
Liverpool ishte shumë pranë nënshkrimit me Guehin në ditën e fundit të afatit kalimtar, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit. Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, kishte kërcënuar të jepte dorëheqjen nëse kapiteni i tij largohej pa pasur mundësi zëvendësimi, duke bllokuar kështu transferimin.
Nga ana tjetër, Real Madrid raportohet se është tërhequr përfundimisht nga ideja e transferimit të mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate. Sipas raportimeve, madrilenët tashmë e kanë zhvendosur vëmendjen tek Guehi – i cili gjithashtu është objektiv i “The Reds”.
Exclusive 💣
Real Madrid have made early stage enquiries about Marc Guéhi.
This information ℹ️ reached us this morning at 11am from our colleague in Madrid 🇪🇸 pic.twitter.com/aju9CzNGIO
— indykaila News (@indykaila) November 28, 2025
Interesi i "Los Blancos" vjen në një moment kur klubi pritet të bëjë ndryshime në repartin e mbrojtjes gjatë verës, me disa lojtarë që mund të largohen dhe me kërkesën e qartë të trajnerit Xabi Alonso për më shumë stabilitet dhe thellësi në prapavijë.
Aktualisht anglezi ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por skuadra madrilene padyshim shihet si një destinacion i mundshëm, sidomos me Konaten që tani pritet të rinovojë kontratën me Liverpoolin./Telegrafi/



















































