LAJMI I FUNDIT:

U larguan nga Gaza për t’i shpëtuar luftës, një familje e tërë palestineze vdes nga tërmetet në Turqi

U larguan nga Gaza për t’i shpëtuar luftës, një familje e tërë palestineze vdes nga tërmetet në Turqi

Dymbëdhjetë vjet më parë, Abdel-Karim Abu Jalhoum iku nga lufta dhe varfëria në Rripin e Gazës për në Turqi.

Por të hënën, tërmetet që shkatërruan pjesë të Turqisë dhe Sirisë e vranë atë dhe gjithë familjen e tij.


Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze tha se Abu Jalhoum; gruaja e tij, Fatime; dhe katër fëmijët e tyre ishin mes 70 palestinezëve që ishin gjetur të vdekur atje, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Rrëfimi prekës i sirianit që vazhdon të gërmojë, duke shpresuar të gjejë ndonjërin prej 30 të afërmve ‘të varrosur’ nën rrënojat nga tërmeti
Lexo po ashtu Rrëfimi prekës i sirianit që vazhdon të gërmojë, duke shpresuar të gjejë ndonjërin prej 30 të afërmve ‘të varrosur’ nën rrënojat nga tërmeti

“Vëllai im shkoi në Turqi për të kërkuar një jetë më të mirë larg luftërave dhe bllokadave këtu në Gaza”, citohet të ketë thënë vëllai i Abu Jalhoum, Ramzy, 43 vjeç, ndërsa të afërmit dhe fqinjët hynë në shtëpinë e familjes në qytetin Beit Lahiya në Rripin verior të Gazës për të bërë nderimet e tyre.

“Ne humbëm familjen. Një familje e tërë u fshi nga regjistri i gjendjes civile”, ka thënë më tej ai.

Rrëfimi tronditës i tij vjen pas një rrëfimi tjetër të Malek Ibrahim i cili doli nga shtëpia e tij pas tërmeteve që goditën Sirinë dhe mendoi se mund të merrte frymë i lehtësuar.

Por 30 të afërm mbetën ende të pagjetur diku tjetër.

Për dy ditët e fundit, Ibrahim ka kërkuar në rrënojat teksa kërkon për anëtarët e familjes që mbetën aty kur tërmetet vdekjeprurëse të së hënës goditën Sirinë dhe Turqinë.

Pse 72 orët e para janë vendimtare për shpëtimin e njerëzve, pas tërmetit në Turqi dhe Siri?
Lexo po ashtu Pse 72 orët e para janë vendimtare për shpëtimin e njerëzve, pas tërmetit në Turqi dhe Siri?

Deri më tani, ai ka arritur të nxjerrë 10 trupa me ndihmën e banorëve dhe punonjësve të shpëtimit në Besnaya, një fshat në Sirinë veriperëndimore në kufirin turk.

Xhaxhai i tij, kushëriri i tij dhe familjet e tyre ishin të gjithë të bllokuar nën rrënoja.

Numri i të vdekurve nga një tërmet masiv që goditi Turqinë dhe Sirinë – deri më tani – ka arritur në mbi 12,000, ndërsa shpëtimtarët u përpoqën për të shpëtuar të mbijetuarit e bllokuar nën mbeturinat në mot të ftohtë.

Zyrtarët dhe mjekët thanë se 9,057 njerëz kishin vdekur në Turqi dhe 2,992 në Siri nga lëkundjet e së hënës me magnitudë 7.8, duke e çuar totalin në 12,049. /Telegrafi/