LAJMI I FUNDIT:

U kyç ilegalisht në ujësjellës, procedohet në Prokurori një fabrikë e ujit në rajonin e Pejës

U kyç ilegalisht në ujësjellës, procedohet në Prokurori një fabrikë e ujit në rajonin e Pejës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar të enjten për një aksion gjithëpërfshirës të ndërmarrë në tërë zonën e mbulueshmërisë me qëllim të identifikimit të rasteve të keqpërdorimit të ujit.

Sipas njoftimit, inspektorët rajonalë të ujësjellësit kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e Pejës.


“Në një aksion gjithëpërfshirës në tërë zonën e mbulueshmërisë, e me efekt mos  keqpërdorimin e ujit, Inspektorët rajonal të KRU ‘Hidrodrini’, në kontroll dhe verifikim kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një Fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e komunës së Pejës”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, bëhet e ditur se janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32.

“Nga këto lidhje ilegale, është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes. Pas verifikimeve dhe fakteve nga ana e kompanisë, rasti procedohet në Prokurori”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/