LAJMI I FUNDIT:

U hap dyqani D’S Damat në Albi Mall

U hap dyqani D’S Damat në Albi Mall

Brendi i njohur D’S Damat, sot hapi dyqanin më të ri, për herë të parë në Albi Mall

D’S Damat, një brend i njohur i veshjeve elegante dhe solemne për meshkuj, u hap sot në Albi Mall. Veshje të dizajnuara me kujdes dhe me fame botërorë të cilat tash e tutje do të jenë në dispozicionin tuaj, gjendën në lokalin e D’S Damat në katin e dytë në Albi Mall.

Për hapje, ky brend ka vendosur që të mirëpresë të gjithë blerësit me 20% zbritje nga çmimet e zakonshme në të gjitha produktet e D’S Damat, zbritje kjo që zgjatë deri të dielën. Hapja bëhet sot dhe përpos zbritjes, garantohet që do të këtë edhe shumë zgjedhje për të gjithë.

D’S Damat është i njohur për kualitet dhe dizajn superior të garderobës solemne dhe elegante për meshkuj në mbarë botën. Vizitojeni dhe binduni!

Artikull i sponzorizuar