LAJMI I FUNDIT:

U gjet dje i braktisur në një bodrum në Tiranë, foshnja e porsalindur vijon të jetë në gjendje të rëndë

U gjet dje i braktisur në një bodrum në Tiranë, foshnja e porsalindur vijon të jetë në gjendje të rëndë

Foshnja i gjinisë mashkull, që u gjet i braktisur ditën e djeshme (8 shtator) në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë, vijon të jetë shumë rëndë në në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Pavarësisht përpjekjeve që vijojnë prej ditës së djeshme, gjendja e vogëlushit nuk ka paraqitur asnje përmirësim si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.


Ndalohet nga policia nëna që braktisi foshnjën në garazhin e pallatit
Lexo po ashtu Ndalohet nga policia nëna që braktisi foshnjën në garazhin e pallatit

Bebja ka shkuar pa shenja jete në spital, por ka ardhur në jetë pasi u fut në ranimacion intensiv dhe masazhit kardiak.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, shkak i kësaj gjendje të foshnjes është bërë lindja e tij në kushte të pa përshtatshme.

Për sa i përket nënës që e solli në jetë, 30-vjeçarja E.I u ndalua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës dhe ndodhet në komisariat ku po jep dëshminë mbi ngjarjen e rëndë. /Telegrafi/