LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet nga policia nëna që braktisi foshnjën në garazhin e pallatit

Ndalohet nga policia nëna që braktisi foshnjën në garazhin e pallatit

Policia ka arritur të identifikojë nënën e cila braktisi foshnjën e porsalindur në garazhin e një pallati në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E.I. 29 vjeçe nga Pogradeci, po merret në pyetje nga policia. Gruaja është lindur në Pogradec dhe banuese në Tiranë.


Detaje nga rasti i braktisjes së një foshnje në Tiranë
Lexo po ashtu Detaje nga rasti i braktisjes së një foshnje në Tiranë

Për momentin fëmija ndodhet në maternitetin “Koço Gliozheni”, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se lindja ka ndodhur në divanin që ishte në bodrum. Kamerat e sigurisë nga jashtë kanë kapur një gruan që dyshohet se është nëna e foshnjës, por pamjet nuk janë të qarta. /Telegrafi/