LAJMI I FUNDIT:

U dënua dhe u dëbua 2 herë, rikthehet përsëri në Angli “skifteri” laçian

U dënua dhe u dëbua 2 herë, rikthehet përsëri  në Angli “skifteri” laçian

Gazeta Sunday Telegraph shkuan se një shqiptar hajdut shtëpishë, i dënuar dy herë dhe dëbuar dy herë nga Anglia, ka mundur të rikthehet përsëri ilegalisht.

Sipas kësaj gazete bëhet fjalë për Dorian Pukën i cili ka publikuar në Instagram foto duke pirë kokteile e duke ecur me një makinë  Porsche në rrugët e Londrës.


Agjencia e Kufirit anglez Border Force bashkë me policinë kanë nisur një “gjueti” për kapjen e 26 vjeçarit shqiptar i cili ka thyer për të tretën herë rregullat e emigracionit e sfiduar ligjet angleze, në një kohë kur ministrja e punëve të brendshme Prity Patell po përpiqet të dëbojë kriminelet e huaj nga shteti ishull, transmeton tch.

Sunday Telegraph shkuan se Dorian Pula u dënua me 9 muaj burg në 2016 dhe u dëbua. Por 1 vit më pas mundi të futej ilegalisht përsëri në Angli e vijuar grabitjen e shtëpive në Londër.

Përsëri do të arrestohej e pas një dënimi 3 vjeçar në Mars 2021 u depërtua nga Anglia për në Shqipëri.

Sunday Telegraph thekson se gjatë kësaj kohe në burg ai përdorte ilegalisht një celular dhe postonte foto nga burgu.

Pas dëmit në Shqipëri dhe qëndrimit më pas në disa vende si Gjermani, Belgjikë dhe Holandë “skifteri” Dorian Pula në Dhjetor 2021 mundi të futet përsëri ilegalisht në Angli duke sfiduar për te tretën herë kontrollet kufitare.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office i tha Sunday Telegraph se informacioni për rikthimin e Dorian Pukës i është kaluar Agjencisë së Kufirit dhe policisë me qëllim gjetjen e dëbimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori