LAJMI I FUNDIT:

U dëbua nga Shqipëria në Turqi, avokati i Çelik kërkon shpjegim për procedurën e ekstradimit

U dëbua nga Shqipëria në Turqi, avokati i Çelik kërkon shpjegim për procedurën e ekstradimit

Më 2 janar policia shqiptare dëboi një mësues turk, Harun Çelik, i cili rreth gjashtë muaj më parë ishte kapur në Rinas në tentativë për të dalë me dokumenta fallco në drejtim të Kanadasë.

Ndërkohë siç Top Channel mëson, Alban Bengasi, avokati i Harun Çelik i ka dërguar kërkesë ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit ku kërkon informacion dhe të dhëna për procedurën e ndjekur nga shteti shqiptar për procedurën e ndjekur për Harun Çelik.


Avokati kërkon të informohet nëse klienti i tij është depërtuar apo dëbuar.

Mësuesi 42 vjeçar, Harun Çelik, në Turqi dyshohet së është pjesëtar i lëvizjes Gulen, e për këtë arsye, në tentative për t’iu shmangur kërcënimeve në vendin e tij, u kap në aeroportin e Riansit me dokumentacion false.

Ndërkohë në dhomën penale të Tiranes është vendosur të gjykohet në datën 15 janar edhe miku i Harun Çelik, Selami Simsenk. Edhe ai është shtetas turk, është arrestuar në të njëjtën dite me Çelik dhe sërish me dokumenta false.

Prokurorja e Tiranes Anila Galanxhi ka ngritur akuzë për falsifikim dokumentash. Çështja është në seancë paraprake.

Megjithëse për mikun e tij nuk ka qenë i njëjti procedim. Dosja për Simsek është ndarë nga Harun Çelik pasi janë kapur veçmas në Rinas , edhe pse në të njëjtën ditë.

Top Channel mëson se Simsek është paraqitur në Rinas, ku kishte planifikuar udhëtimin, Rinas-Vienë-Toronta, me destinacion final Toronton, ku pas kontrolleve ka rezultuar pjesa e vizës e falsifikuar. Në këto kushte, duke parë që viza kanadeze e ndodhur në pasaportën e tij do shërbente për udhëtimin drejt Kanadasë, punonjësit e policisë kufitare kanë bërë bllokimin e dokumentave dhe e kanë shoqëruar atë për në komisariat.

Gjyqtar i çështjes është Ahmet Metalija. Ndërkohë më datë 13 janar, ora 10:00 do të zhvillohet seanca paraprake. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori