LAJMI I FUNDIT:

U arrestua të enjten në protestë, flet motra e Neri Ferizit: Ajo nuk është kriminele, por një aktiviste e të drejtave të njeriut

U arrestua të enjten në protestë, flet motra e Neri Ferizit: Ajo nuk është kriminele, por një aktiviste e të drejtave të njeriut

Pas protestës e cila u mbajt të enjten para objektit të Qeverisë së Kosovës, si shenjë revolte ndaj vrasjes së gruas shtatzënë e cila të mërkurën u qëllua për vdekje në oborrin e QKUK-së, Policia e Kosovës arrestoi aktivisten e shoqërisë civile, Neri Ferizi, me dyshimin se hodhi mjete zjarrvënëse te ndërtesa e Qeverisë.

Motra e saj, Blerta në një prononcim për Telegrafin tha se ndalimin e saj për 48 orë e ka dëgjuar prej portaleve.


Sipas saj, Neri ka protestuar si aktiviste, ndërsa i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është ende në liri.

“Ndalimin e saj për 48 orë e kam dëgjuar prej portaleve. Kam diskutuar pak me Nerin dje, por pas protestës më nuk jam dëgjuar. Në fakt Neri ka protestuar si aktiviste e të drejtave të njeriut, ndërkohë në anën tjetër krimineli që i ka marrë dy jetë, jeton në liri, e kjo është shumë e prekshme për mua, pasi kush e njeh Nerin tërë jetën e saj e ka kaluar duke u angazhuar për të drejtat e grave sidomos dhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi”, ka thënë ajo.

Motra e saj u shpreh se Neri nuk është kriminele por një aktiviste e cila i ka bërë gjithmonë ballë dhunës e shtypjes.

“Ajo nuk është kriminele, por një aktiviste që i ka bërë ballë dhunës dhe shtypjes. Ajo gjatë tërë kohës ka qenë e angazhuar për barazi dhe drejtësi shoqërore, gjë që për mua si motër është pak e rëndë për me dëgju që është në mbajtje vetëm pse e ka kundërshtuar mënyrën se si po rrjedhin gjërat në drejtësinë e Kosovës”, ka thënë motra e aktivistes Neri ferizi.

Ndryshe, me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” të enjten në Prishtinë është mbajtur protesta për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së, e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Marshi i protestuesve nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri tek objekti i Ministrisë së Drejtësisë është përcjellë me thirrje për dorëheqje, derisa pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta të shumta si: “Historinë e Kosovës po e shkruajmë me gjak të grave”, “Poshtë patriarkati”, “Drejtësi, jo poezi”,”Burrat vrasin gratë, shteti heshtë”,“Prokuroria i ka duart me gjak”, “Gjykata i ka duart me gjak”, “Policia i ka duart me gjak”, “Shteti i ka duart me gjak”. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori