LAJMI I FUNDIT:

U akuzua për shpifje ndaj figurës së Xhafer Devës, Gjykata e Berlinit hedh poshtë padinë për ambasadorin gjerman, Jorn Rohde

U akuzua për shpifje ndaj figurës së Xhafer Devës, Gjykata e Berlinit hedh poshtë padinë për ambasadorin gjerman, Jorn Rohde

Gjykata e Berlinit ka hedhur poshtë padinë ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili akuzohet nga pasardhës i Xhafer Devës, Valdet Deva për shpifje të rëndë ndaj figurës së Xhafer Devës.

Lajmin e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Valdet Deva.


Sipas tij, edhe pse paraqiti prova për rastin fjalë, Deva thotë se ato nuk u paskan mjaftuar gjykatës.

Pasardhësi i Xhafer Devës: Gjykata e Berlinit ka kthyer përgjigje, ambasadori Rohde të paraqes faktet për shpifje ose të kërkoj falje publike
Lexo po ashtu Pasardhësi i Xhafer Devës: Gjykata e Berlinit ka kthyer përgjigje, ambasadori Rohde të paraqes faktet për shpifje ose të kërkoj falje publike

“Të nderuar miq, dje pranova vendimin e Gjykatës së Berlinit rreth padisë ndaj ambasadorit gjerman Jorn Rohde, për shpifje të rëndë ndaj figurës së Xhafer Devës.

Sipas vendimit të kësaj Gjykate, padia hidhet poshtë, në bazë të asaj se pala paditëse nuk ka përmbushur kushtin për tentim pajtimi/marrëveshje midis palëve.

Unë me rastin e paraqitjes së dëshmive pranë kësaj Gjykate, kam parashtruar dëshmitë me shkrim, ndër të tjera të gjitha letrat e dërguara në adresën e ambasadorit Rohde, ku i kërkoj takim dhe i jap mundësinë për paraqitjen e provave ose kërkim falje për deklaratën e tij. Duket se kjo nuk paska mjaftuar për Gjykatën e Berlinit”, ka shkruar Deva.

Tutje ai ka thënë se nuk e ndjen veten të mundur në këtë rast, pasi siç u shpreh ai “I forti bën gjithçka”.

“Në anën tjeter, mbas paraqitjes së provave në lidhje me këtë padi pranë Gjykatës, asnjëherë nuk mu prezentua përgjigja nga pala tjetër, gjë që është e domosdoshme dhe normale në procedurën ligjore në rast padije private.

Siç thotë fjala e popullit ‘I forti bën gjithçka’.

Unë nuk e ndjej veten të mundur, përkundrazi kjo situatë vetëm sa më forcon dhe më jep kurajo të vazhdojë punën time në ndriçimin e figurës së Xhafer Devës, si dhe kthimin e pronave të familjes Deva që u konfiskuan nga pushtuesi Serbosllave dhe argatet e tyre shqipfolës.

I falenderoj të gjithë ata të cilët më përkrahën dhe vazhdojnë të më përkrahin në këtë rrugëtim”, ka shkruar ndër të tjera Deva. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori