LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësi i Xhafer Devës: Gjykata e Berlinit ka kthyer përgjigje, ambasadori Rohde të paraqes faktet për shpifje ose të kërkoj falje publike

Pasardhësi i Xhafer Devës: Gjykata e Berlinit ka kthyer përgjigje, ambasadori Rohde të paraqes faktet për shpifje ose të kërkoj falje publike

Pasardhës i Xhafer Devës, Valdet Deva, ka thënë se të martën ka pranuar konfirmimin zyrtarë nga Gjykata e Berlinit rreth padisë që ka bërë kohë më parë ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde për shpifje ndaj figurës së Xhafer Devës.

Deva përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ky konfirmim nga kjo gjykatë është një fitore për familjen e tij.


“Të nderuar miq, dje pranova konfirmimin zyrtarë nga Gjykata e Berlinit rreth padisë time ndaj ambasadorit Gjerman, Rohde, për shpifje të rëndë ndaj Xhafer Devës.

Çështja e Xhafer Devës, sot dorëzohet padi ndaj ambasadorit gjerman Jorn Rohde
Lexo po ashtu Çështja e Xhafer Devës, sot dorëzohet padi ndaj ambasadorit gjerman Jorn Rohde

Ky konfirmin është një fitore e madhe për familjen Deva, por njëkohësisht për të gjithë ata që e përkrahen rrugëtimin tim në kërkim të drejtësisë!

Tani Ambasadori Rohde duhet të paraqes faktet, mbi të cilat u deklarua duke shpifur rëndë mbi figurën e Xhafer Devës”, ka shkruar Deva.

Ai po ashtu u shpreh se nëse ambasadori gjerman në Kosovë kërkon falje publike, Deva do të tërheq padinë e tij.

“Dua të ritheksoj se, popullin gjerman e kemi pasur dhe do t’i kemi miq përgjithmonë, prandaj për herë të fundit i bëj thirrje Rohde, të kërkoj falje publike familjes Deva për deklaratat e pamatura dhe të pabaza ndaj figurës së Xhafer Devës. Në rast se Rohde kërkon falje, une e tërheqi padinë, dhe këtë e them këtu publikisht”, ka thënë Deva. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori