LAJMI I FUNDIT:

Çështja e Xhafer Devës, sot dorëzohet padi ndaj ambasadorit gjerman Jorn Rohde

Çështja e Xhafer Devës, sot dorëzohet padi ndaj ambasadorit gjerman Jorn Rohde

Pasardhës i Xhafer Devës, Valdet Deva, ka thënë se sot do të dorëzojë një padi kundër ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në një gjykatë të të Berlinit.

Ai tha se padia është për shpifje ndaj figurës së Xhafer Devës.


“Sot dorëzohet padia ndaj Ambasadorit Gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, për shpifje të rëndë ndaj figurës së Xhafer Devës. Padia dorëzohet në Gjykatën e Berlinit, Gjermani. Ambasadori ka vazhduar me akuza te rrejshme dhe te pabaza ndaj figurës së Xhafer Devës dhe ka marrë rolin e guvernorit duke na treguar se si të veprojmë me punët tona të brendshme. Është për keqardhje që as Ambasadori Rohde, e as kolegët e tij në Serbi, nuk reaguan kaq ashpër kur festohen dhe përkujtohen Drazha Mihajlovici ose Slobodan Milosevic, të cilëve edhe përmendore u kanë ngritur në shume vende në Serbi”, ka shkruar ai në Facebook.

Deva ka hedhur kritika edhe ndaj Qeverisë së Kosovës se qëndroi e heshtur për këtë rast.

Postimi i plotë:

Sot dorëzohet padija ndaj Ambasadorit Gjerman ne Prishtine, Jörn Rohde, për shpifje të rëndë ndaj figurës se Xhafer Devës. Padija dorëzohet ne Gjykatën e Berlinit, Gjermani. Ambasadori ka vazhduar me akuza te rrejshme dhe te pabaza ndaj figurës se Xhafer Devës, dhe ka marr rolin e Guvernorit duke na treguar se si të veprojmë me punët tona të brendshme. Është për keqardhje qe as Ambasadori Rohde, e as koleget e tij në Serbi, nuk reaguan kaq ashpër kur festohen dhe përkujtohen, Drazha Mihajlovici ose Slobodan Milosevic, te cilëve , edhe përmendore u kanë ngritur në shumë vende në Serbi!

Është Turp i madh për Qeverinë tonë që nuk ishin në gjendje as një fjalë ta thonë për këto akuza të pabaza, për ti treguar krejt botës se Shqiptarët mbrojnë te vërteten dhe figurat me eminente te Historisë tone Kombëtarë!

Dëshmitarët janë të ftuar sipas padisë, z. Jusuf Buxhovi, i cili nuk heziton ta thotë dhe ta shkruan historinë ashtu siç është, e jo si e ka porositur Serbia. Gjithashtu ftohet z. Faton Bislimi, ish deputet në Parlamentin e Republikës se Kosovës, njeri i cili dita ditës bënë shumë për Kosovën tonë dhe popullin tonë!

Duhet cekur, se ne gjithmonë si popull do të jemi në miqësi te afërt me shtetin Gjerman, dhe nuk harrojmë ndihmën qe na u dha kur patëm nevojë me se tepërmi, por Ambasadori Gjerman Rohde, ka treguar qartë, se është duke i shërbyer dikujt tjetër, dhe jo Shtetit dhe popullit bujar Gjerman! /Telegrafi/