LAJMI I FUNDIT:

Tzanakopoulos: Dëshiroj rezultat pozitiv të procesit edhe për Zaevin dhe për marrëdhëniet me shtetin fqinj

Tzanakopoulos: Dëshiroj rezultat pozitiv të procesit edhe për Zaevin dhe për marrëdhëniet me shtetin fqinj

Në intervistën për radion greke “247” zëdhënësi i Qeverisë Greke dhe Ministri pa resor Dimitris Tzanakopoulos tha: “dëshiroj që i gjithë proces, ashtu siç është parashikuar të ketë rezultat pozitiv edhe për Zaevin, por edhe për marrëveshje dhe për marrëdhëniet me dy vendet”.

Siç raportojnë nga AIM, ë lidhje me qëndrimin e Zoran Zaevit se në mes të muajit janar Maqedonia do t’i përmbyllë të gjitha detyrimet, Tzanakopoulos edhe një herë sqaroi se cilat janë hapat e palës greke që duhet t’i ndërmarrin dhe shpreson se gjithçka do të përfundojë me sukses duke përsëritur se ai personalisht nuk mund të parashikojë kur do të përfundojë procesi në Maqedoni.


“Unë nuk jam në pozitë të di se kur do të përfundojë procesi. Nëse Zotëri Zaev thotë se do të mbarojë më 15 janar, nuk kam asnjë arsye ta kundërshtoj. Përkundrazi, dëshiroj që i gjithë procesi, ashtu siç është i parashikuar në marrëveshje të ketë rezultat pozitiv për atë, por edhe për marrëveshjen dhe marrëdhëniet e dy vendeve”, thotë Tzanakopoulos duke shtuar se kur të mbarojë Maqedonia me obligimet e saja në radhë do të jetë ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë.

Ai është i bindur se ratifikimi në Athinë do të kalojë pa probleme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se këtë muaj është formuar shumicë, që si qeveri greke kemi për qëllim që ta zgjerojmë sa më shumë që është e mundur. Unë jam thellë i bindur se ekzistojnë politikanë, ekzistojnë deputetë në Kuvendin e Greqisë, që marrin qëndrim me përgjegjësi, pa dallim nga përkatësia partiake dhe do të jenë pozitiv në raport me ratifikimin e marrëveshjes. Megjithatë, mendoj se në asnjë rast i gjithë procesi nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë mbi qeverinë:, komenton Tzanakopoulos./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori