LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury – Dillian Whyte: Përballja gjithë-britanike do të ndodhë

Tyson Fury – Dillian Whyte: Përballja gjithë-britanike do të ndodhë

Tyson Fury duket se do të përballet me Dillian Whyte për luftën e tij të radhës, pasi u urdhërua të mbronte titullin e tij në kategorinë e rëndë WBC nga organizata kryesore e boksit.

Afati 30-ditor për Gypsy King për të rënë dakord për një luftë të padiskutueshme për titullin botëror tani ka kaluar, që do të thotë se Whyte do të zhvillojë luftën e tij të detyrueshme për titullin kundër kampionit.

Ky zhvillim i fundit do të thotë se një luftë e padiskutueshme për titullin botëror mes Furyt dhe Oleksandr Usyk nuk do të vazhdojë, duke e lejuar ukrainasin të fokusohet në një revansh kundër Anthony Joshuas.


Hearn zbulon shumën e majme për të cilën Joshua do e lejonte përballjen e unifikuar mes Furyt dhe Usyk
Lexo po ashtu Hearn zbulon shumën e majme për të cilën Joshua do e lejonte përballjen e unifikuar mes Furyt dhe Usyk

Mirror raporton se lufta midis Furyt dhe Whyte pritet të zhvillohet marsin e ardhshëm, me Cardiff ose Manchester, të identifikuara si vende të mundshme për garën gjithë-britanike.

“Fury ka marrë urdhrin për të luftuar me mua dy herë. Ai kërkoi rripin e WBC ‘Diamond’ për të luftuar me mua, por iku kur ne ramë dakord. Ai thjesht vazhdon të justifikohet”, deklaroi Whyte për Sky Sports.

Tyson Fury poston një video nga seanca stërvitore dhe është njëra ndër më brutalet
Lexo po ashtu Tyson Fury poston një video nga seanca stërvitore dhe është njëra ndër më brutalet

“Shpresojmë se tani ai nuk ka zgjidhje tjetër. Çfarë do të bëjë ai? Hidhe rripin në plehra dhe shko merr para, më shumë sesa ka fituar në luftën ndaj [Deontay] Wilder?”.

“Natyrisht që ai thotë se është një luftëtar dhe një njeri i fjalës, por ne të gjithë e dimë se ai flet shumë gjepura, kështu që le të shohim”.

Dillian Whyte - Tyson Fury: Përballja e zjarrtë nuk zhvillohet për shkak të rastit të hapur ligjor në WBC
Lexo po ashtu Dillian Whyte - Tyson Fury: Përballja e zjarrtë nuk zhvillohet për shkak të rastit të hapur ligjor në WBC

“Ai tha se do të luftonte me mua pasi mundi Wilderin, pastaj iku. Le të shohim se çfarë do të bëjë”, ka shtuar më tej britaniku.

Lufta është aktualisht në periudhën e negociatave, por do të shkojë në ofertat e parave nëse nuk arrihet marrëveshje mes palëve.

Do të jetë magjepsëse të shihet nëse ‘The Body Snatcher’ mund t’i heqë rripin WBC, Furyt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori