LAJMI I FUNDIT:

Twitter pretendon se të famshmit e vdekur po abonohen në shërbimin Twitter Blue

Twitter pretendon se të famshmit e vdekur po abonohen në shërbimin Twitter Blue

Pasi Elon Musk e mbajti premtimin e tij për të hequr shenjën blu të verifikimit të “trashëguar” së llogarive të Twitter javën e kaluar, shumë llogari të profilit të lartë tani duket se janë ri-verifikuar – duke përfshirë një numër të famshëm të cilët kanë vdekur.

Ka të ngjarë që rishfaqja e shenjave të tyre blu të jetë pjesë e një skeme më të gjerë, por të paparalajmëruar, nga Twitter për të rivendosur verifikimin tek përdoruesit me mbi një milion ndjekës.


Por klikoni mbi shenjat blu të llogarive të personave të famshëm të cilëy kanë vdekur dhe Twitter do t’ju tregojë se ata janë verifikuar “sepse ata janë abonuar në Twitter Blue dhe kanë verifikuar numrin e tyre të telefonit”, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Michael Jackson, Chadwick Boseman, Kobe Bryant, Barbara Walters, Anthony Bourdain dhe Paul Walker janë vetëm disa nga shumë yjet e vdekur që kanë rifituar statusin e tyre të verifikimit.

Platforma madje pretendon se gazetari dhe kolumnisti i shquar Jamal Khashoggi po shpenzon 8 dollarë në muaj pavarësisht se është vrarë në vitin 2018.

A screenshot of the Twitter profile page for Kobe Bryant showing his blue tick and status as a “verified account.”

Ky është mesazhi i kompanisë tek llogaria e Kobe Bryant, por në këtë kontekst duket se zbatimi në llogaritë e përdoruesve të vdekur është i pamenduar.

Në disa raste mund të jetë e vërtetë që organizatat që menaxhojnë llogaritë e përdoruesve të vdekur kanë aplikuar për verifikim. Por shumë nga llogaritë që po ri-verifikohen kanë qenë të papërdorura prej vitesh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Vëllezërit

Vëllezërit

Teknologji
Kalo në kategori