LAJMI I FUNDIT:

Twitter njofton se shumë mesazhe private kenë qenë publike për disa vite

Twitter njofton se shumë mesazhe private kenë qenë publike për disa vite

Mesazhet private që janë dërguar përmes Twitterit, nëpërmjet aplikacionit Android, kanë qenë publike për disa vite me radhë.

Zyrtarët e këtij rrjeti social, njoftuan se mesazhet që konsideroheshin të “mbrojtura” dolën publike pa dashje, derisa po bëheshin disa ndryshime nëpër llogari, transmeton Telegrafi.


Secili që e ka përditësuar llogarinë prej nëntorit të vitit 2014, deri në janarin e këtij vitit, mund të kenë qenë viktimë e këtij ekspozimi. Deri më tani, disa të prekur nga ky ekspozim, janë njoftuar nga Twitter.

Bëhet e ditur se shfrytëzuesve të aplikacionit Android, pasi që iu janë mbyllur përkohësisht llogaritë,  iu është rikthyer mbrojtja adekuate dhe nuk pritet të ketë ekspozim të njëjtë.

Në njoftimin publik, zyrtarë nga Twitter kanë thënë se nuk e di se sa llogari janë të prekura, ndërsa kërkon nga shfrytëzuesit të tregojnë nëse i gjejnë mesazhet e tyre që janë bërë publike, pasi që është e pamundur të identifikohen të gjitha njëherësh.

“Kërkojmë falje për atë që ka ndodhur dhe besojmë se nuk do të ndodhë më, sepse e kemi rritur mbrojtjen. Ju lutem kontrolloni fjalëkalimet e juaja” thuhet në komunikatën e Twitter.

Pre e rrjedhjeve, nuk kanë qenë edhe shfrytëzuesit e aplikacioneve nga Apple. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Kalo në kategori