LAJMI I FUNDIT:

Twitter mbyll mbi 8 mijë llogari false që promovonin Vuçiqin dhe partinë e tij

Twitter mbyll mbi 8 mijë llogari false që promovonin Vuçiqin dhe partinë e tij

Rrjeti sociale Twitter ka bërë të ditur se ka mbyllur mijëra llogari joautentike që ishin kritikuese për vende si Irani, Katari dhe Turqia.

“Ne mbyllëm 2,541 llogari në një rrjet me qendër në Egjipt, i njohur si rrjeti El Fagr. Grupi i mediave krijoi llogari joautentike për të forcuar mesazhet kritike për Iranin, Katarin dhe Turqinë”, kishte bërë të ditur Twitter të enjten vonë në llogarinë e tij zyrtare “Twitter Security ”.


Por ky ishte e vetmja mbyllje e llogarive të tilla nga Twitter, përcjell Telegrafi.

"Nuk ndjehet mirë": Vuçiq do t'iu drejtohet serbëve në 48 orët e ardhshme
Lexo po ashtu "Nuk ndjehet mirë": Vuçiq do t'iu drejtohet serbëve në 48 orët e ardhshme

“Një rrjet llogarish të lidhura me Arabinë Saudite dhe që operojnë jashtë vendeve të shumta, përfshirë Mbretëria e Arabisë Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ishin duke ‘forcuar’ përmbajtjen duke lavdëruar udhëheqjen Saudite, dhe kritike ndaj Katarit dhe veprimtarisë turke në Jemen. Kështu janë mbyllur gjithsej 5.350 llogari”, ka bërë të ditur më tej Twitter.

Dhe këtij procesi të mbylljes nuk i kanë shpëtuar as disa llogari që kanë punuar në promovimin e partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuar joautentike, e cila çoi në heqjen e 8,558 llogarive që punojnë për të promovuar partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”, është thënë në një postim të radhës të Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori